Muzikë
Flaka Goranci, artistja “e bekuar nga Zoti”
Në këtë intervistë për albinfo.at, Mezzosopranoja Flaka Goranci flet për hapat e saj në karrierë, për shpërthimin e talenteve shqiptare të muzikës në botë etj.
Flaka Goranci nga vetë emri i saj duket sikur të ketë qenë e destinuar për të ndezur zemrat e publikut. Mezzosopranoja e ka nisur jetën artistike në fillimet e luftës, e mbase vuajtjet që ka kaluar e bënë atë që është sot. E lindur në Kosovë, ajo filloi të studiojë piano që në moshën 7 vjeçare në qytetin e Gjakovës. Pasi ka mbaruar studimet në Akademinë e Arteve në Tiranë, fitoi bursë nga “Buchmann-Mehta School of Music” në Tel Aviv, duke vazhduar me një master dy vjeçar. Më pas u zhvendos në Vjenë ku ju dha çmimi “Hildegard Zadek Stiftung” që mbështet këngëtarët operistikë të rinj. Në moshën 22 vjeçare debutoi në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë si Rosina në “Berberin e Seviljes”.
Flaka ka interpretuar dhe me Orkestrën Simfonike të Hamburgut, ku këndojnë emrat më të njohur në botë. Ajo ka performuar në shumë skena prestigjioze si “Theater an der Wien”, “Vienna Konzerthaus”, “Gläserner Saal Musikverein”, “Stefaniensaal Graz”, “MuTh hall”, në koncertin “Vatroslav Lisinski” etj. Role të tjera përfshijnë Cherubino, Dido, Dorabella etj.
Në Shqipëri e thërrasin si “Carmeni Shqiptar” për shkak se Carmen është një prej roleve të saj më të mirë. Repertori i Flakës përfshin veprat e kompozitorëve si: Schubert, Schumann, Brahms, Mahler etj.
Megjithëse jeton në Vjenë, Flakën mund ta gjeni edhe në teatro të tjera. Ajo ka zgjedhur të jetë e lirë në profesion e të mos jetë e lidhur vetëm në një vendndodhje. Artistët e vërtetë nuk e harrojnë origjinën, e madje bëjnë ç’të mundin për të dhënë nga vetja e tyre.
Para disa viteve Flaka Goranci ka sjellë në treg CD-në “Albanian Flowers” që përmban këngë të Shqipërisë së Mesme, Veriore, Jugore dhe të Kosovës që janë punuar në formën klasike. Suksesi u arrit kur u bë një ndër disqet ndërkombëtare me kritikën më të veçantë gjatë vitit 2015. Gazeta kritike “Neue Merker” e përshkruan kështu Flakën: “Në zërin e saj ju mund të gjeni çdo gjë: tekst, këndim të bukur, ngjyrë, italisht, frëngjisht, gjermanisht ose sllavisht…” Së fundi Flaka është bërë nënë e dy vajzave e një bekim i tillë mbase do ta frymëzojë për më shumë role të tjera.
Në këtë intervistë të shkurtër ajo flet për hapat e saj në karrierë dhe një këshillë për studentët shqiptarë që janë në Austri për të studiuar arte.
Kur lindi dëshira jote për tu marrë me muzikë?
Kam qenë 7 vjeçe atëherë kur dëgjova që në qytetin tim, në Gjakovë ishte mundësia të studioja Piano në shkollën e muzikës „Prenk Jakova“. Kështu edhe atë kohë u regjistrova në shkollë ku fillova menjëherë të studioj Pianon për të vazhduar më vonë me këndimin.
Më thuaj një titull kënge që do të ngjasonte me rrugëtimin e jetës tënde?
Ka shume tituj këngësh që do ngjasonin me rrugën time të larmishme.
A ke patur emocione kur ke dhënë shfaqje për publikun austriak për herë të parë?
Po, kam pasur dhe vazhdoj të kem ende para çdo shfaqje.
Cili ka qenë momenti kyç në karrierën tënde?
Një ndër momentet kyçe ka qenë vendosja ime në Vjenë.
Ke menduar ndonjëherë që duke ardhur nga një vend i vogël, s’do mund t’ia dalësh në shtet të huaj? Nëse po, çfarë të ka mbajtur të motivuar në raste të tilla?
Duke ardhur nga një vend pothuajse historikisht i sunduar ekziston një kompleks kolektiv jo vetëm në këtë aspekt por edhe në shumë aspekte të tjera.
Kështu edhe tek unë ka pasur momente të tilla dyshimi. Më ka mbajtur të motivuar mendimi, që në këtë botë ka njerëz të mirë, mendje hapur dhe pa komplekse të tilla.
Cila është skena më prestigjioze që keni performuar?
Janë disa, do të veçoja koncertet në Hamburg me Orkestrën simfonike të Hamburgut si dhe Theater an der Wien me dirigjentin legjendar austriak, Nicolaus Harnoncourt.
Si u ndjeve kur more vesh që do të bëhesh nënë jo e një por e dy vajzave?
Aty e vërtetova bekimin që më ka dhënë Zoti.
U këndon shpesh atyre në shtëpi dhe a do të doje të ndiqnin hapat e tu?
Dy vajzave të mia u kam kënduar që kur ishin në barkun tim. Tani ju këndoj ninullat për fëmijë por edhe të miat 🙂 Kam dëshirë që vajzat e mia të zgjedhin më të mirën për vete dhe të jenë shumë të lumtura me përzgjedhjen që do të bëjnë.
Si ka mundësi që Kosova nxjerr kaq shumë talente në muzikë? Mos keni ndonjë sekret që nuk e ndani me botën?
Në Kosovë, ka pasur shtypje, vuajtje dhe përjetime nga më të ndryshmet.
Është parë pothuajse tek të gjithë popujt e sunduar që nëse asgjë nuk ka funksionuar, të paktën ka qene shpirti që ka folur. Kështu, kur ke një shpirt të pasur, mundësia për sukses sidomos në fushën e kulturës është shumë e madhe.
Pse mediat e huaja të vlerësojnë si “Carmeni shqiptar”?
Në fakt kanë qenë mediat shqiptare që më kanë vlerësuar si të tillë.
Cili është roli yt i preferuar që ke kënduar në skenë?
Për momentin Carmen dhe Charlotte.
Ku të gjejmë duke kënduar momentalisht?
Për momentin jam në Çeki, duke realizuar një nga rolet e Verdit.
Disa këshilla për studentët shqiptarë që studiojnë arte në Austri?
Nëse kanë ardhur deri këtu i bie që janë talente dhe kanë punuar shumë. Atëherë vetëm do të ju thosha, që tani është koha që po mësojnë mënyrën e punës e cila e tillë duhet vazhduar gjatë gjithë jetës nëse duan të korrin suksese.
“Sekreti” i talenteve nga Kosova
Si ka mundësi që Kosova nxjerr kaq shumë talente në muzikë? Mos keni ndonjë sekret që nuk e ndani me botën?
Në Kosovë, ka pasur shtypje, vuajtje dhe përjetime nga më të ndryshmet.
Është parë pothuajse tek të gjithë popujt e sunduar që nëse asgjë nuk ka funksionuar, të paktën ka qene shpirti që ka folur. Kështu, kur ke një shpirt të pasur, mundësia për sukses sidomos në fushën e kulturës është shumë e madhe.
“Albanian Flowers”
Para disa viteve Flaka Goranci ka sjellë në treg CD-në “Albanian Flowers” që përmban këngë të Shqipërisë së Mesme, Veriore, Jugore dhe të Kosovës që janë punuar në formën klasike. Suksesi u arrit kur u bë një ndër disqet ndërkombëtare me kritikën më të veçantë gjatë vitit 2015…
P.s: Artikulli fillimisht është botuar në revisten albinfo.at
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriFlaka Goranci
- Prejardhja:Gjakovë
- Vendi ku vepron:Vjenë
- Profesioni:Muzikë
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës