Futboll
A do të shtyhet ndeshja Maqedoni – Kosovë për në vitin 2021?
Nënkryetari i Federatës Botërore të Futbolli (FIFA), Victor Montaliai, i cili është edhe president i zonës së CONCACAF (Amerika Veriore dhe Qendrore), ka thënë se ndeshjet e kombëtareve duhet të shtyhen për vitin 2021.
Me këtë deklaratë ai lë të kuptohet se ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës mund të shtyhet për vitin 2021.
Ndeshja ishte planifikuar të luhej më 26 mars të këtij viti, më pas më 4 qershor, dhe në fund ishte shtyrë pa një datë specifike për muajt shtator ose tetor.
Por, sipas nënkryetarit të FIFA-s, nuk do të ketë kushte për ndeshjet e ekipeve kombëtare këtë vit kalendarik.
“Unë nuk mendoj se tani është koha për ndeshjet e ekipit kombëtar, rreziku është më të vërtetë i madh me udhëtimet”, ka deklaruar Montaliani, përcjell lajmi.net.
“Për më tepër, kampionatet kombëtare janë përparësi. Është mirë të anulohen të gjitha ndeshjet e ekipeve kombëtare deri në vitin 2021, dhe më pas të gjendet një datë se kur do të luhen ato. Afati i caktuar për ndeshjet kombëtare në shtator, tetor ose nëntor mund të përdoret për aktivitete të tjera”.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë