Koronavirusi: çast pas çasti
Suedia ka më shumë të vdekur nga koronavirusi se Zvicra
Të enjten pasdite, numri i vdekjeve nga koronavirusi në Suedi ka arritur në 1333. Vetëm të mërkurën, kanë vdekur 170 veta
Në Zvicër dhe në shumë vende tjera, kanë filluar aktivitetet për dalje nga bllokimi i jetës shoqërore, i vendosur si masë mbrojtëse nga koronavirusi. Suedia, e cila deri tani e ka marrë tepër lehtësisht rrezikun e virusit, duket se së shpejti do të marrë rrugën e kundërt dhe të vendosë rregulla të rrepta, shkruajnë mediat zvicerane.
Të enjten pasdite, numri i vdekjeve nga koronavirusi në Suedi ka arritur në 1333 pas një rritje fillimisht të vogël- por pastaj të shpejtë – pas fillimit të krizës, transmeton albinfo.ch. Me këtë numër suedezët tashmë kanë kapërcyer Zvicrën (e cila ka regjistruar 1269 të vdekur).
Vetëm të mërkurën, 170 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në Suedi. Ndërsa në Zvicër asnjëherë nuk ka pasur kaq shumë vdekje në një ditë: rekordi tragjik ishte ai i 4 prillit, me 75 vdekje, përcjell albinfo.ch. Të mërkurën (dje) numri i të vdekurve ishte 65, duke ndjekur një lakore rrafshimi.
Numri i rasteve është në rritje, veçanërisht në Stokholm, ndërsa po virusi përhapet ngadalë edhe në pjesën e mbetur të vendit.
Për shembull, para Pashkëve, vendet sportive i kanë rezistuar masivisht faktit që dhjetëra mijëra qytetarë të Stokholmit donin të kalonin ditët e pushimit në to.
22 studiues dhe profesorë suedez i kanë bërë thirrje qeverisë këtë javë që të vendosë masa më të rrepta në këtë drejtim.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës