Kosova

Kurti, i shoqëruar nga mbrojtja e afërt, shkon këmbë në Qeveri (Video)

Kurti është parë këmbë, bashkë me policët, duke shkuar në Qeveri

Duket se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shfrytëzuar sot kohën me diell për të shkuar këmbë në vendin e tij të punës. Një lexues i IndeksOnline ka dërguar video, ku kryeministri, i shoqëruar nga mbrojtja e afërt, shihet duke shkuar në drejtim të ndërtesës së qeverisë, përcjell albinfo.ch.

Kurti është parë këmbë, bashkë me policët, duke kaluar në “zebra”, prapa Teatrit Kombëtar.

Ky nuk është rasti i parë kur ai shkon në këmbë në vendin e punës.

https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/1543817175794047/