Lajme
Mjeku shqiptar: Suedia ka aplikuar masa më liberale
Mjeku shqiptar i sëmundjeve të brendshme tha se në shtetin nordik nuk aplikohen testime masive.
Mjeku shqiptar, Refet Nura, tregon situatën e krijuar nga pandemia në Suedi. Sipas tij, gjendja është nën kontroll, edhe pse masat e marra në këtë vend gjatë pandemisë së COVID-19 janë më liberale, sa i takon lëvizjes së qytetarëve, përcjell albinfo.ch.
Mjeku shqiptar i sëmundjeve të brendshme, Refet Nura, në një lidhje të drejtpërdrejtë për Euronews tregoi se situata në Suedi, sipas tij, është nën kontroll, edhe pse në këtë vend janë marra masa më liberale sa i takon lëvizjes së qytetarëve gjatë pandemisë së COVID-19.
“Suedia në dallim nga shtetet të tjera ka ndjekur një rrugë pak më ndryshe për parandalimin dhe shpërndarjen e këtij virusi, për shkak se masat të cilat janë marrë janë më tepër këshilluese, rekomanduese dhe e kanë lënë në përgjegjësinë e secilit qytetar suedez ruajtjen e vetes dhe të të tjerëve. Masat e marra që qytetarët duhet t’i respektojnë kanë qenë mbyllja e shkollave të nivelit të lartë, të gjimnazeve dhe të universitetit, grumbullimi i jo më shumë se 50 personave në një ambient të caktuar dhe pastaj masat e tjera, të cilat janë ndërmarrë janë më tepër këshilluese. Mbajtja e një distance të caktuara, aktivitetet sportive me një intensitet më të ulët, shmangia e lëvizjeve të panevojshme nga qyteti në qytet, ndalimi i vizitave të të afërmve nëpër spitale janë disa nga masat e marra”, tha Nura.
Nura u shpreh se masat e marra janë paksa tolerante dhe shtoi se ka pasur edhe shqiptarë të prekur nga COVID-19 në Suedi, por jo persona që kanë ndërruar jetë. Sa i takon trajtimit që u bëhet pacientëve ai është i njëjtë, pavarësisht përkatësisë kombëtare, tregon mjeku shqiptar.
“Kjo situatë i ngjason asaj shprehjes sonë popullore: Tërhiqe perin mos e këput, pasi është dashur në proporcion me numrin e të sëmurëve dhe kapacitetet shëndetësore që ka pasur Suedia të merren edhe masat. Ka një lloj tolerance që të krijohet edhe një imunitet i vetë popullsisë. Suedia ka një moshë të vjetër mesatare të popullsisë dhe mbi 90% e personave që kanë ndërruar jetë u përkasin moshave mbi 70-vjeç”, u shpreh Nura.
Mjeku shqiptar i sëmundjeve të brendshme tha se në shtetin nordik nuk aplikohen testime masive.
“Testimet bëhen vetëm te personat që shfaqin shenja që theksuara klinike dhe që janë nën ndikimin e virozës. Vendoset që ata të shtrohen në spital dhe më pas të shihet gjendja e tyre e mëtejshme. Po bëhet testimi i personelit në shtëpitë e të moshuarve, pasi ka një tendencë të rritjes së rasteve atje. Nuk bëhen testime masive”, u shpreh për Euronews Albania mjeku Refet Nura.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mbi 58 mijë votues të regjistruar jashtë Kosovës Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar se deri më 22 dhjetor...
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
Jeta në Zvicër
-
Rritje e ndjeshme e aksidenteve në ski te të moshuarit Në një vlerësim të publikuar të hënën, Fondi Zviceran i Sigurimit të Aksidenteve (Suva) thekson se...
-
Badhütte, kasollja shekullore në Rorschach, shkatërrohet plotësisht nga zjarri
-
Qeveria paralajmëron për kushte të këqija të rrugëve, rrezik nga ortekët në Alpet zvicerane
-
Parfumi REMIX: Një inovacion zviceran me investitorë shqiptarë
-
Bora krijon kaos në Bernë, pezullohet pjesërisht qarkullimi i autobusëve