Lajme

Koreja e Jugut organizon zgjedhje në kohë pandemie

Sheti aziatik i Koresë së Jugut ka organizuar zgjedhje në një kohë aspak të zakonshme, kur bota po përballet me pandeminë e koronavirusit.

Tingëllon çuditshmëm, por sot qytetarët e saj iu kanë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Asamblenë Kombëtare.

Votuesit kanë vendosur maska dhe doreza dhe kanë qëndruar një metër larg njëri-tjetrit.
Atyre u është matur temperatura dhe u janë dezinfektuar duart.

Këto janë vetëm disa nga masat që është kërkuar të merren për të mbajtur zgjedhjet në kohën e pandemisë me koronavirus, proces në të cilin garohet për 300 ulëse të Asamblesë Kombëtare.

Menaxhimi i situatës në kohën e koronavirusit ka qenë çështja kyçe që ka dominuar diskutimet para zgjedhjeve duke lënë anash skandalet e korrupsionit.

Disa sondazhe të publikuara nga tre transmetues publikë kanë treguar se Partia Demokratike e presidentit Moon Jae-in do të fitojë shumicën e ulëseve dhe do të rrisë shumicën në Parlament.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, 10,591 janë infektuar dhe 225 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit të ri në këtë shtet, përcjell Albinfo.ch.