Koronavirusi: çast pas çasti
Në Itali dhe Gjermani studentët shqiptarë të mjekësisë ndihmojnë spitalet e vendit
Në këtë kohë të vështirë kur e gjithë bota po përballet me pandeminë e koronvirusit, kërkohet mobilizim i gjithë stafit mjekësor për ta tejkaluar sa më parë këtë situatë.
Solidar dhe të gatshëm për të dalë në vijën e parë të fronit kundër koronavirusit, janë treguar studentët shqiptarë në Itali dhe Gjermani.
Ajo që i bashkoi këta të rinj është dëshira për të ndihmuar. Nesër profesionistë të fushës së mjeksisë, sot thjesht qytetarë me një ndjenjë përgjegjësie të madhe.
“Ajo që vlerësoj më së shumti te kjo iniciativë është shpirti luftarak dhe bashkëpunues i të gjithë grupit me të cilët po punoj këto kohë. Janë që të gjithë fizikisht në një tjetër shtet dhe me mendjen dhe shpirtin tek atdheu i tyre”, thotë Klorinda Çaushllari, e cila studion për mjekësi në Romë.
Të rinjtë, të cilët jetojnë e studiojnë në Itali e Gjermani, u bënë bashkë falë një ideje që lindi fare thjeshtë, por me një qëllim të madh, të ndihmojnë spitalet shqiptare me pajisje mjekësore. Për mbledhjen e fondeve ata kanë zgjedhur platformën e njohur “Gofundme.com”.
“Grupi ka folur me mjekë të ndryshëm në spitalin “Nënë Tereza” njëri prej tyre është doktor Edvin Prifti, por kemi biseduar edhe mjekë të tjerë të spitalit infektiv, të cilët e kanë përkrahur që në fillim këtë nismë”, thotë Nairda Rumani, e cila ka mbaruar studimet e larta për mjekësi në Tiranë dhe aktualisht ndodhet në Nurenberg të Gjermanisë.
“Na ka kontaktuar Sergio Tresa, i cili është iniciator i kësaj nisme, duke qenë se ne njiheshim me njëri-tjetrin dhe kemi marrë pjesë edhe në nisma të tjera. Të gjitha kontributet do të jenë në materiale (mjekësore) dhe nuk do të këtë asnjë kontribut në para”, thotë Rezarta Kolleshi e cila ka mbaruar studimet e larta për fizioterapi në Tiranë dhe diplomuar për master shkencor në Milano.
Siç rrëfejnë studentët, mbështjetja morale për këtë nismë ka qenë e madhe, por jo ajo çfarë prisnin financiarisht. Ato thonë se ka një drojë të përgjithshme për shkak të situatës së krijuar.
“Kontributet që kemi mbledhur deri tani janë të konsiderueshme, por gjithësesi nuk janë të mjaftueshme për të çuar deri në fund atë që ne kishim si mision kryesor. Ne kishim si qëllim jo vetëm blerjen e maskave kirurgjikale, por edhe të respiratorëve çmimet e të cilëve janë të larta shkojnë nga 7 në 10 mijë euro”, thotë Klorinda Çaushllari.
“Doja t’u bëja thirrje kryesisht emigrantëve shqiptare, të cilët si ne ndodhen jashtë, që të jepnin kontributin e tyre. Ndihmesa e tyre sado e vogël, do të ishte një ndihmë e madhe dhe e vlerësueshme”, shton Rezarta Kolleshi.
“Është bukur të shohësh njerëz që solidarizohen, që ndihmojnë njerëz të tjerë që kanë më shumë nevojë. Njeriu në të tilla kohëra e kupton që humanizmi është gjëja primare, pastaj vijnë të tjerat”, thotë Nairda Rumani.
Ky akt human është ajo që mban ndezur shpirtin e këtyre të rinjve në këtë kohëra të trazuara që po kalon e gjithë bota. Italia një vend i prekur rëndë nga pandemia e koronavirusit, do të vazhdojë të qëndrojë në izolim të paktën deri më 3 maj.
“Njerëzit janë të friksuar e të lodhur sepse është kjo është një sëmundje që nuk bën dasi, mund të prek këdo, një mjek një politikan, të gjithë jemi të rrezikuar”, thotë Rezarta Kolleshi.
“Na mungon çdo gjë! Më mungon më së shumti universiteti, miqtë e mi dhe të gjithë ata me të cilën ndaj ditën time. Në të njëjtën kohë është e trishtë…është e trishtë të shohësh rrugët e një qyteti si Roma bosh”, thotë Klorinda Çaushllari, raporton VOA, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës