Koronavirusi: çast pas çasti

Turqia do t’i kthejë shtetasit e mbetur jashtë vendit

Turqia sot ka siguruar që së shpejti do të kthejë shtetasit e saj të bllokuar jashtë vendit për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

 

“Me udhëzimet e presidentit tonë Recep Tayyip Erdoğan, ne do të kthejmë qytetarët tanë që janë bllokuar jashtë vendit dhe që kanë kërkuar të kthehen në shtëpi sa më shpejt që të krijohen objektet e karantinës për ta”, shkroi në Twitter ministri i Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu.

Ai tha se deri më tani, të paktën 25 mijë shtetas janë kthyer nga 70 shtete të ndryshme. Ata u mbajtën në karantinë dhe u mbikëqyrën nga afër për simptoma të koronavirusit pasi u thyen në vend.

Për të frenuar përhapjen e koronavirusit, shumë shtete anuluan fluturimet ndërkombëtare.

Që kur u shfaq dhjetorin e kaluar në qytetin kinez Wuhan, virusi është përhapur në gjithë botën.

Në nivel global janë raportuar rreth 2 milionë raste me koronavirus, me mbi 126.800 vdekje, tregojnë të dhënat e Universitetit “Johns Hopkins” me qendër në SHBA. Më shumë se 495 mijë janë shëruar.