Koronavirusi: çast pas çasti

Më pak viktima të koronavirusit se një ditë më parë në Spanjë

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Spanjë janë regjistruar 523 viktima të koronavirusit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Shifra e re është më e vogël se numri i viktimave që u shënua një ditë më parë – 567, duke ngjallur shpresë për përmirësim të gjendjes në njërin ndër vendet më të prekura në Evropë dhe në botë, shkruan “Reuters”.

Pas rasteve të reja, numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 18,579, që do të thotë se Spanja është vendi i tretë në botë me më së shumti viktima pas Shteteve të Bashkuara dhe Italisë.

Përpos viktimave, në 24 orët e kaluara u konfirmuan edhe mbi 5,000 raste të reja të infektimeve dhe numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 172,541. Në këtë aspekt, Spanja është shteti i dytë në botë pas Shteteve të Bashkuara dhe para Italisë.