Kosova
377 raste me covid-19 për një muaj në Kosovë
Me datën 13 mars, në Kosovë u shënuan dy rastet e para me COVID-19. E një muaj më pas, numri i të prekurve me virusin korona është rritur.
Deri në mesditën e së martes, 377 persona rezultuan pozitiv në testin për coronavirus.
Ndërkohë, deri më tani në Kosovë, 8 persona kanë gjetur vdekjen kurse 63 të tjerë janë shëruar.
Nga IKSHPK kanë thënë që nën mbikëqyrje janë edhe afër 5 mijë kontakte të rasteve.
Por, ajo çfarë mbetet shqetësues për këtë Institut, është numri i vogël i epidemiologëve.
Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, po ashtu kanë thënë që ky institut nuk ka kapacitete për të testuar më shumë raste.
Ndërkohë, Ismë Humolli nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, thotë që në Kosovë, tashmë është arritur pika me të lartë të të prekurve me këtë virus. Ndërkohë deri me 14 prill, në Shqipëri deri më tani, numri i të infektuarve ka arritur në 475, Mal të Zi 278, në Maqedoninë e Veriut 908 dhe Serbia me mbi 4 mijë raste me Covid – 19.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero” Në Zvicër ka pak trafik që nga pasditja e së enjtes: bora ka shkaktuar aksidente të...
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve