Koronavirusi: çast pas çasti

Edhe një shtet evropian lehtëson masat

Disa vende evropiane po fillojnë dalëngadalë të lehtësojnë masat për koronavirus

Qeveria islandeze njoftoi një lehtësim gradual të masave kundër koronavirusit të ri, më 4 maj, duke filluar me rihapjen e shkollave të mesme dhe universiteteve, transmeton Atsh.

Të mbyllura prej gati një muaj, shkollat ​​e mesme dhe universitetet do të jenë në gjendje të fillojnë përsëri orët e mësimit në fillim të majit.

Do të lejohen të rihapen edhe parukeritë dhe muzetë dhe, nëse kufizimet e grumbullimit mbeten në fuqi, kufiri do të rritet nga 20 në 50 persona, përcjell albinfo.ch.

Sidoqoftë, pishinat, palestrat, kinematë, baret dhe restorantet e tjera do të qëndrojnë të mbyllura.

Zyrtarët shëndetësorë njoftuan javën e kaluar se ishulli i Atlantikut të Veriut ka arritur kulmin e tij të epidemisë.

Sot, numri i rasteve të diagnostikuara me COVID-19 shënoi rënie për të katërtën ditë radhazi.

Islanda aktualisht ka 1 720 raste infektimi të konfirmuara me COVID-19 dhe tetë vdekjeve.