Koronavirusi: çast pas çasti
SHBA hedh sytë te analiza e gjakut për coronavirus
Shkruan: Dr. Hektor Grazhdani, Romë
Dr. Fauci i premtoi publikut amerikan që për një javë do të fillohet të bëhet testi i gjakut i antitrupave për coronavirus, që të gjendet kush e ka kaluar dhe është i mbrojtur, ka krijuar imunitet. Dr. Anthony Fauci është eksperti infektivolog dhe epidemiolog i Task Force të Shtëpisë së Bardhë. FDA regullatori i SHBA-së, po bën dhënien e certifikimit te validation (verifikimit) për këto teste, me përshpejtim të jashtëzakonshëm emergjence, duke liruar shumë kritere. Dr. Fauci tha që pas një jave do të ketë certifikimin një ose më shumë marka të ndryshme testesh të antitrupave (janë me dhjetëra teste të ndryshme të propozuara, dhe në BE më shumë se 60).
I pyetur a do të mund t’i bëhet ky test gjithë popullësisë amerikane 330 milionë, Dr. Fauci u pergjigj: “me siguri do të bëhen miliona teste. Por testi do të na shërbejë kryesisht që te dimë në kohë reale, në çdo moment, sa është penetranca e infeksionit në popullsi”. Pra, sa është prevalenca, përqindja e popullësisë që ka infeksionin nga coronavirusi ose e ka kaluar atë. Mendohet gjysma e të infektuarve, e kalojnë pa shenja sëmundjejen ose me shenja të vogla, nuk e dinë që e kanë kaluar. Këta ja trasmetojne të tjerëve kur infeksionin e kanë aktiv.
Deri më tani në SHBA është testuar më pak se 1% e popullësisë me testin e tamponit, me numër janë bërë gati 2,7 milionë teste tamponi. Ndërkohë, që shpesh kush ka patur shenja Covid nuk ka mundur të testohet. Përgjigjen shpesh ta japin pas 3-4 ditësh. Me këtë sasi testimesh nuk dihet mirë sa i përhapur është infeksioni në popullësi.
Kur Organizmi i Shëndetit Publik amerikan do të ndjekë në çdo moment në kohë reale, sa është i përhapur coronavirusi në popullësi, do të dijë të këshillojë për vendimet: pra a t’i nxjerrësh njerëzit në pune apo t’i mbash akoma të mbyllur në shtepi. Vendimin, natyrisht, e merr politika.
Vetëm mbyllja e njerëzve në shtepi, e shuan epideminë. Coronavirusi ngjitet shumë lehtë nga njeriu në njeri, me anë të ajrit që del me kolle, të folur ose frymëmarrje, kur njerëzit janë afër njeri-tjetrit.
Për analizën e gjakut të antitrupave FDA doli me deklarim më të kujdesshëm – komisioneri i FDA Dr. Stephen Hahn tha: “asnjë test nuk është 100% i saktë, por ajo që ne nuk duam është të kemi teste tepër të pasaktë, sepse do të jetë shumë më keq të kemi teste tepër të pasakta sesa të mos testojme fare”.
Në Itali, në rajonin e Lombardisë, më e goditura nga epidemia, më 21 prill do të fillojnë me 20 mijë testime sierologjike për antitrupat. Nisin me personelin shëndetësor, pastaj me qytetarët që e kanë të nevojshme të kthehen në punë, duke u përqendruar në zonat më të goditura nga infeksioni në rajonin e Lombardisë. Lombardia po vë gjoba për ata që nuk zbatojne rregullin e saj: mbajtjen e maskës (edhe artizanale) kur dilet nga shtëpia (këtë rregull e kanë edhe disa rajone të tjera italiane).
Një shoqe biologe në Gjermani më tha që aty pas dy javësh do të fillojne testimet sierologjike me antitrupa. Shoqja ime pyeti tek miq mjekë dhe studiues, nuk gjeti të dhëna sa i besueshëm është testi.
Edhe unë këtu në Itali kam kërkuar dhe kam pyetur një shok specialist, nuk e dimë rezultatin e verifikimit (validazione) – sa i besueshëm është testi (accuracy, sensibility, specificity). Atë që dimë është që kanë liruar shumë dorën me kriteret e verifikimit për arsyen e nevojës urgjente per test.
Por analiza e gjakut nuk bën diagnozë të hershme infeksioni Covid. Atë e bën vetëm tamponi. Ja një rast fatkeq:
Rasti i Kumanoves në RMV, analiza e gjakut për coronavirus falls negativ.
Analiza e gjakut, antitrupat për coronavirus, një markë prodhim holandez, bëhet në Shkup me çmim 20 euro në një strukturë të famshme jo-publike. Doktorë të Shkupit më kanë thënë që me rezultatin e kësaj analize kanë patur probleme.
Por rasti që u bë skandal mediatik ishte 45 vjeçari R.Z. nga Kumanova: mbipeshë dhe diabet, dy herë në fund të marsit shkon te doktori i tij me kollë dhe temperaturë 37,5 – doktori i thotë nuk i ke kriteret për të bërë tamponin për coronavirus. Vendos vetë pacienti shkon në Shkup, bën analizën e gjakut për coronavirus, i del negativ. I gëzuar kthehet në Kumanovë; shkon te mjeku i tregon analizën. Doktori i jep mjekim për virozë të zakonshme dhe pacienti kthehet në punë, në kontakt me shumë njerëz në tregun e tezgave; është shitës çorapesh. Pas 6 ditësh gjendja e tij keqësohet, shtrohet në spitalin e Kumanovës. Dyshojnë për Covid dhe i bëjnë tamponin. E dërgojnë në Shkup te infektivi. Të nesërmen del rezultati i tamponit pozitiv, po atë ditë pacienti vdes. La familjen me tre femijë. Ministri i Shëndetësisë i tregoi detajet e këtij rasti në konferencë për shtyp, duke mos përmendur rezultatin negativ të analizës së gjakut dhe se si ndikoi kjo. Pas disa ditësh ka shpërthim të rasteve Covid në Kumanove, shteti e shpall zonë të kuqe e bllokon me polici – ndalohet çdo hyrje ose dalje nga qyteti. Kumanova dhe Dibra janë dy qyetete të bllokuara, zonë e kuqe në RMV.
Për testin e gjakut për antitrupat e coronavirusit, duhet përdorur vetem ato marka që janë verifikuar mirë (validated) dhe certifikuar që kane saktësi të pranueshme.
Burimi i të dhënave: CNN, MSNBC, Rai TG3, INVESTIGATIVE REPORTING LAB MACEDONIA: https://irl.mk/pekolniot-pat-niz-testiraeto-od-kovid-19-ili-kako-umre-r-z/
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës