Kosova
LDK, “Po” qeverisë së koalicionit LDK-AAK-NISMA/AKR
Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se Këshilli i Përgjithshëm i kësaj partie ka votuar që, duke ndjekur procedurat kushtetuese, të bëhen përpjekje për formimin e Qeverisë në koalicion me AAK-në, Nisma Socialdemokrate-AKR dhe komunitetet.
Në komunikatën e LDK-së, të nënshkruar nga kryetari Isa Mustafa, është konstatuar se ekziston vullneti i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës për marrjen e mandatit mbi bazën e ndjekjes së procedurave kushtetuese për formimin e Qeverisë.
Komunikata e plotë:
“Të nderuar anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm,
Ju falënderoj për shprehjen e qëndrimit tuaj në letrën që ua përcolla më dt. 12 prill dhe plotësimin e saj më 13 prill 2020.
Kam nderin tu njoftoj se deri në përfundim të afatit të shprehjes së qëndrimit tuaj, sot më 14 prill 2020 në ora 16:00, në pyetjen e shtruar: A pajtoheni që LDK ta marrë mandatin për formimin e Qeverisë, në qoftë se ky mandat ofrohet duke ndjekur procedurat kushtetuese dhe të bëjë përpjekje të formojë Qeverinë në koalicion me AAK-në, Nisma SOCIALDEMOKRATE-AKR dhe komunitetet, nga 124 anëtarë aktual të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së janë përgjigjur 114 anëtarë të KP, prej tyre 108 janë shprehur për (po), 6 janë shprehur kundër (jo) dhe 10 nuk janë përgjigjur.
Në bazë të kësaj, si Kryetar i LDK-së konstatoj se ekziston vullneti i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës për marrjen e mandatit mbi bazën e ndjekjes së procedurave kushtetuese, për formimin e Qeverisë në një koalicion të mundshëm me AAK, Nisma SOCIALDEMOKRATE-AKR dhe partitë që përfaqësojnë komunitetet joshumicë në Kuvendin e Republikës së Kosovës
Me respekt,
Kryetari i LDK-së
Isa Mustafa”, thuhet në komunikatë.
https://www.facebook.com/LDKzyrtare/posts/2450965731881355
E-Diaspora
-
Kurti: Pa diasporën, Kosova nuk do ta gëzonte lirinë dhe zhvillimin Kurti nga Parisi: Pa kontributin e diasporës vendi ynë nuk do ta gëzonte lirinë dhe zhvillimin...
-
Debat me kryeministrin Kurti në Universitetin e St. Gallenit
-
SHBA: Oficeri i FSK-së diplomon në Inxhinieri Ushtarake
-
Piktori Haxhi Fejzullahi hap ekspozitë personale në Graz
-
Itali: “Yjet e së ardhmes”, filmi më i mirë ndërkombëtar në festivalin ‘Castelli Romani’
Jeta në Zvicër
-
Miratohet udhëtimi me autobus rajonal ndërmjet Italisë dhe Zvicrës Pasagjerët në shërbimet publike rajonale të autobusëve midis Italisë dhe Zvicrës do të mund të hipin...
-
Cyrihu do të rrisë tarifat e parkimit për makinat e rënda
-
Për 50 vjet numri i personave të punësuar në Zvicër u rrit nga 2.8 milionë në 4.8 milionë
-
Gjykata Federale: Një sulm ‘i vogël’ seksual nuk mund të shkurtojë dënimin me burg
-
Cilat kantone në Zvicër kanë pagën minimale më të lartë?