Kosova
Bie numri i të prekurve me COVID 19 në Shqipëri
Në Shqipëri natën e fundit është shënuar rënie e të infektuarve të rinj me COVID-19.
Sipas Eugena Tomini nga Instituti për Shëndet Publik, të sapodiagnostikuar janë vetëm tetë persona, prej tyre nga një punonjës shëndetësor në Kukës dhe Shkodër, me ç’rast numri i përgjithshëm tani është 475 persona.
“Nga 236 rastet e testuara, prej të cilave 45 janë personel mjekësor në Spitalin rajonal në Shkodër. Nga gjithsej të testuarit pozitivë janë tetë persona, prej tyre nga një punonjës shëndetësor në Kukës dhe Shkodër. Numri i përgjithshëm në krahasim me dje është më i vogël për 13 persona. Deri më tani janë testuar 4.306 persona dhe prej tyre pozitiv në koronavirus janë 475 persona”, tha Tomini.
Ai shtoi se në natën e kaluar 16 pacientë janë shëruar dhe kështu numri i të shëruarve tani është 248.
“Dëshiroj t’ju informoj se në Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe në spitalin “Shefqet Nroqi” ndodhen 46 pacientë, 12 prej të cilëve janë në kujdes intensiv dhe pesë janë intubuar. Për herë të parë është regjistruar rast i infektimit nga virusi i rrezikshëm në Kukës, ndërsa bëhet fjalë për punonjës shëndetësor”, deklaroi ajo.
Përndryshe, me dy të infektuarit e rinj, punonjës shëndetësorë, numri i përgjithshëm është rritur në 50, ndërsa 33 prej tyre janë shëruar.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër Reshjet e para të borës në ultësira po shkaktojnë disa ndërprerje në qarkullim. Në Cyrih, Bernë...
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV