Lajme

Numri i të infektuarve, të sëmurëve dhe të shëruarve nga Covid 19 në Zvicër

Ka pasur rënie të madhe të numrit të të infektuarve. Një arsye e mundshme, sipas BAG, është numri më i ulët i testeve të kryera gjatë fundjavës së Pashkëve

Në Zvicër dhe në Principatën e Lihtenshtajnit brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar  vetëm 254 infeksione të reja të konfirmuara nga laboratori, shkruan sda.ch. Kjo është raportuar nga Zyra Federale e Shëndetit Publik BAG.

Në përgjithësi, numri i rasteve të infektimit, të konfirmuara nga BAG në të gjithë Zvicrën është 25.834.

Sipas BAG, një arsye e mundshme për rënien e ndjeshme të numrit të rasteve pozitive të regjistruara së fundi, është numri më i ulët i testeve të kryera gjatë fundjavës së Pashkëve.

Kështu, nëse për çdo ditë gjatë javës së kaluar (para të Premtes së madhe) janë analizuar më shumë se 6.000, numri është ulur nga e shtuna në të dielë në 3.800, ndërsa nga e diela në të hënë në 2.200, transmeton albinfo.ch. Ai është se të rritur pastaj në 3,000 testime në mes të të hënës dhe të martës.

Uebfaqja corona-data.ch, e cila funksionon mbi bazën e të dhënave që merr nga kantonet, ka numëruar 25,762 njerëz të infektuar dhe 1,149 vdekje në të gjithë vendin.

Ndërsa BAG, që si zakonisht prezanton një numër më të vogël, deri më tani ka regjistruar 900 vdekje të shkaktuara ngfa koronavirus, përcjell albinfo.ch. Kjo është 15 më shumë sesa të hënën.

Po ashtu një shifër tjetër e jep  agjencia e lajmeve Keystone-SDA. Sipas saj, numri i vdekjeve të shkaktuara nga  Covid 19 është ngjitur në 1152 në mesditën e së martës, ose për 34 më shumë se një ditë më parë.

Platforma worldometers.info ndërkaq njofton për 1155 të vdekur, 17 më shumë se një ditë më parë dhe për 13.700 të shëruar.