Kosova
Iniciohet peticion në Zvicër: Zgjedhjet, opsioni i vetëm për Kosovën
Inicuesi i peticionit për zgjedhje të reja në Kosovë, Blerim Bunjaku flet për albinfo.ch.
Iniciuesi i peticionit për zgjedhje të reja në Kosovë, Blerim Bunjaku për albinfo.ch ka shpalosur në detaje idenë e tij përmes të cilës pretendon ta nxjerrë Kosovën nga kriza politike me të cilën po përballet në këtë kohë pandemie.
Ai është shprehur i zhgënjyer me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe partitë e tjera në Kosovë që votuan mocionin në kohë pandemie.
„Fatkeqësisht lakmia për të marrur Qeverinë ka qenë më e madhe se sa për të luftuar së bashku pandeminë sikur në gjithë boten. Shpresoja që këtë do ta ketë parasysh elektorati“ është shprehur Bunjaku.
Albinfo.ch: Si e vlerësoni gjendjen politike të krijuar në Kosovë?
Bunjaku: Nuk është lehtë të përshkruhet gjendja politike në Kosovë, pasi kjo gjendje nuk është e re. Nga fillimi e deri më sot gjendja është më shumë se kaotike. Dhe kjo gjendje do të vazhdojë përderisa në Kosovë sundon papërgjegjësia politike. Kemi pritur një ndryshim të madh pas zgjedhjeve të vitit 2019, por procesi për të krijuar u personalizua e u privatizua brenda këtyre 20 viteve. Kjo logjikë primitive e LDK-së dhe e PAN-it e veprimeve politike na ka sjellë këtu ku jemi dhe nuk jemi aspak mirë.
Vetëvendosja dhe LDK-ja me Vjosa Osmanin dhe të tjerë kanë qenë të vetmit që kanë sjellë një frymë dhe një shpresë të re në qeverisje dhe te qytetarët.
Albinfo.ch: Pse e shihni të rruges shkuarjen në zgjedhje të reja?
Bunjaku: Vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja, që nënkuptohet, pas pandemisë. Çdo vonesë apo krijim i një qeverie tjetër në këtë drejtim e rëndon gjendjen politike, ekonomike dhe sociale të vendit. Demokracia është zgjidhja e vetme, pasi që LDK-ja në mes të pandemisë inicializoi mosbesimin ndaj Qeverisë dhe shumica e deuputetëve e votuan duke i parë mundësitë për riqeverisje dhe ndaljen e shkarkimeve nga poste të ndryshme nga Qeveria Kurti, duhet të vendosë patjetër qytetari dhe jo ata që kaluan me fat pragun dhe ata që nuk e mbajtën besën.
Lëvizja Vetëvendosje është partia fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë. Partitë politike duhet të maturohen, të marrin më me përgjegjësi besimin që ua kanë dhënë qytetarët për t’i përfaqësuar në institucione shtetërore dhe kjo nënkupton që qytetarët e dëshirojnë LVV të qeverisë me të tjerët dhe jo anasjelltas. Përndryshe shtrohet pyetja pse të garojnë partitë politike në zgjedhje për vendin e parë?
E vetmja zgjidhje në këtë situatë për t’ju shmangur protestave, fyerjeve dhe keqqeverisjes janë zgjedhjet. Dhe me shpresë që qytetarët të vendosin dhe të votojnë sikur kurrë më parë.
Albinfo.ch: A do ketë pasoja të mëvonshme rrëzimi i Qeverisë mu në kohë kur po luftohet edhe pandemia?
Bunjaku: Do të rëndojë shumë gjendjen politike, ekonomike dhe sociale të vendit edhe më shumë se sa që është. Kjo është e patolerueshme dhe e papranueshme jo vetëm për qytetarët por edhe në politiken e jashtme do të ketë një reflektim shumë negativ për Kosovën.
Kosova tani është një shembull për shumë vende jo vetëm në rajon.
Në kohen kur kërkohet respektim i perpikët i rekomandimeve te institucioneve profesionale si Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës për ruajtjen e shëndetit publik, koalicioni i “qeverisë së PANdemise” me gjithë arsenalin e tij mediatik dhe “ekspertëve për çdo fushë”, perhap konfuzion tek qytetaret, e për rrjedhojë mund të shpie deri te mosrespektimi i këtyre rekomandimeve dhe rrezikimi i shendetit te tyre. Kujdes nga kjo “luftë” politike që nuk e ka prioritet shëndetin dhe jetën e njerëzve, por me çdo kusht grabitjen e pushteti. Turp! Lini politikën për një moment jashtë dhe bëhuni më njerëzorë.
Albinfo.ch: Cila është zgjidhja ma e mire në këtë situatë?
Bunjaku: Sikur në peticion që është cekur dhe kërkuar nga shumë shtete evropiane, deputetë të parlamentit evropian dhe intelektualë të ndryshëm:
1. Me këtë peticion kërkohen zgjedhje të reja!
2. Zgjedhjet të mbahen menjëherë pas përfundimit të pandemisë.
3. Qeveria në detyrë të qëndrojë deri në zgjedhje.
Albinfo.ch Si erdhi ideja për iniciimin e këtij peticioni?
Bunjaku: Pasi që punoja në IT dhe jam sipërmarrës i një kompanie në Zvicër dhe në Kosovë, politikëbërës në Zvicër dhe kam miqësi edhe në politiken e jashtme… kam menduar dhe diskutuar se cila është zgjidhja më e mirë për të dalë nga kjo situatë.
Duke e pasur parasysh edhe Kushtetutën që është “si djathi zviceran” ku ka ende shumë “vrima“ të paqarta.
Për të reflektuar me së miri demokracia në Kosovë në këtë kohë pandemie me Covid-19 dhe për të ju shmangur protestave ishte e vetmja mundësi, iniciimi i një peticioni online.
Dua të cekë, që peticioni nuk është i lansuar nga një parti politike por nga disa veprimtarë në mërgatë dhe që asnjë parti nuk ka qasje në të dhënat e qytetarëve. Peticioni është për çdo qytetar dhe pa dallim se cilën parti e përkrah. Të dhënat në këtë peticion janë të duhura për të qenë valide dhe nuk do të keqpërdoren.
Për më shumë, rreth peticionit mundin qytetarët të vizitiojnë direkt peticionin në www.peticion.org ose në Facebook grupin #perZgjedhje.
Albinfo.ch: A mendoni se do të ketë efekt iniciimi i këtij peticioni?
Bunjaku: Së pari shpresojë që të arrihet numri i mjaftushëm i mbështetësve në këë peticion.
Të gjitha rezultatet do të mblidhen, do të analizohen dhe do t’i dërgohen Kuvendit të Kosovës, Parlamentit Evropian, Washingtonit dhe ambasadave të Republikës së Kosovës në mënyrë elektronike dhe të shtypur.
Ky peticion do të pasqyrojë vullnetin e qytetarëve dhe nëqoftëse ekziston interesi i presidentit për të parë se çka kërkojnë qyetetarët dhe nuk është partiak do të veprojë ashtu siç kërkohet nga peticioni.
Pas konsultimëve të mia edhe me deputetë të Parlamentit Evropian shpresoj që do të ndikojë pasi t`ua dërgojmë institucioneve të përmendura më sipër.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero” Në Zvicër ka pak trafik që nga pasditja e së enjtes: bora ka shkaktuar aksidente të...
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve