Koronavirusi: çast pas çasti

Macron: Në Francë masat e izolimit zgjasin deri më 11 maj

Përmes një konferencë për media, presidenti francez, Emanuel Macron njoftoi se masat e izolimit do zgjasin së paku deri më 11 maj të këtij viti.

“Shkollat e vendit mund të fillojnë të rihapen pas 11 majit”, tha presidenti francez.

Vendimi vjen në kohën kur epidemia e koronavirusit në Francë po tregon shenja të ngadalësimit.

“Shpresa po kthehet por asgjë nuk është e sigurt”, tha ai.

Presidenti francez tha se “do të triumfojmë, mirëpo megjithatë ne duhet të jetojmë me praninë e virusit, edhe për disa muaj të ardhshëm”.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit vendi shënoi 574 vdekje të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm afër 15,000, përcjell Albinfo.ch