Koronavirusi: çast pas çasti

Kryeministri britanik ka dalë negativ në testin e koronavirusit

Sipas tij, ai po përqëndrohet në rimëkëmbjen e tij.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, doli negativ në testin për për koronavirus, para se të lëshohej nga spitali më 12 prill, ka thënë një zëdhënës i qeverisë.

“Kryeministri po përqendrohet në rimëkëmbjen e tij dhe nuk po kryen aktualisht punët e qeverisë”, shtoi zëdhënësi.

Johnson, 55 vjeç, është shtruar në spitalin St Thomas të Londrës të dielën e kaluar – dhjetë ditë pasi ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.

Tre net i ka kaluar në kujdes intensiv.