Koronavirusi: çast pas çasti

Macron pritet të njoftojë kohëzgjatjen e izolimit

Presidenti francez, Emmanuel Macron, do t'i drejtohet sot në mbrëmje kombit dhe pritet të sqarojë zgjatjen e paralajmëruar për izolimin në vend.

Në një fjalim televiziv, i treti që nga fillimi i krizës së koronavirusit, presidenti ka të ngjarë të shpjegojë masën e marrë javën e kaluar për zgjatjen e izolimit të Francës përtej datës fillestare të 15 prillit.

“Journal du Dimanche” shkroi se kufizimet ekzistuese në jetën publike mund të zgjaten deri në mes ose në fund të majit.

Këshilli Shkencor i Francës që rekomandoi kufizimet, të cilat kanë hyrë në fuqi që më 17 mars, deklaroi se duhet të zgjasin të paktën gjashtë javë.