Koronavirusi: çast pas çasti
Si do të jetë jeta pas koronavirusit
Shumë pyetje ngrihen për periudhën që po jetojmë, por edhe mbi ndikimin që do të ketë koronavirusi në jetën tonë, në të ardhmen
Nëse sëmundja do të zhdukej shpejt, jeta mund t’i rikthehej normalitetit. Por paralajmërimet e liderëve botërore dhe shkencëtarëve në zë na tregojnë se virusi ndoshta nuk do të zhduket për muaj të tërë.
Si do të jetë atëherë, e ardhmja jonë e afërt? Në Itali diskutohet që hapja e shkollave të bëhet në muajin shtator, dhe kjo do të ndodhë vetëm nëse do të jenë krijuar kushtet e duhura.
Maskat dhe dorezat parashikon për të gjithë, matje temperature përpara hyrjes në klasa, teksa mbetet problem i distancës prej një metri ndaj po mendohet për një didaktikë të përzjerë: pak mësim në klasë, pak në shtëpi. Me kohën, do të shihet më qartë, transmeton TCH.
Po spitalet? Derisa të kemi një vaksinë apo një kurë të mirëfilltë për sëmundjen, rregullat e distancimit dhe mbrojtjes në hyrjen e strukturave sanitare do të mbeten në fuqi në Itali, përcjell albinfo.ch.
Gjërat mund të ndryshojnë dhe në nivel botëror, nëse do të ketë vullnet të fortë politik, thotë Walter Ricciardi, profesor në Universitetin Katolik të Romës.
Në nivelin evropian, thekson ai, shtrohet pyetja nësë ka kuptim organizata në formën aktuale, pa një ministër europian shëndetësie, i cili të koordinojë politikat e përbashkëta. Bota dixhitale ndërkohë po lulëzon. Teknologjia është kthyer në një mënyrë mjaft të vyer për t’u mbijetuar pasojave të forta të kësaj pandemie. Dhe duket edhe në një botë post-semundjes, kompanitë teknologjike do të ruajnë këtë epërsi, në mos do të bëhen edhe më të fuqishme e më dominuese.
Kjo përfshin firmat që nga ato më të voglat si Zoom, e deri tek lojtarët e mëdhenj si Google, Apple, Facebook e Paypal. E madje jo vetëm kompanitë amerikane, por edhe ato kineze, thotë Al Xhazira, duke theksuar se pandemia e ka rritur varësinë tonë ndaj teknologjisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës