Lajme
Studim: Gjermanët, kundër lirimit të masave kufizuese
Në një studim të institutit të opinionit, YouGov tregon se gjermanët janë kundër lirimit të masave kufizuese
Shumica e gjermanëve janë shprehur për zgjatjen e masave kufizuese përtej datës 19 prill. Të mërkurën vendoset për lirimin apo vazhdimin e kufizimeve, përcjell albinfo.ch.
Në një studim të institutit të opinionit, YouGov, shumica e gjermanëve janë shprehur për zgjatjen e masave të kufizimit përtej datës 19 prill. Të mërkurën vendoset për lirimin apo vazhdimin e kufizimeve.
Sipas këtij studimi, gjermanët janë kundër lirimit të masës për ndalimin e kontaktit në luftë kundër pandemisë së Coronës. Në një sondazh të institutit, YouGov me porosi të agjencisë gjermane të lajmeve, dpa, 44% e gjermanëve duan zgjatjen e masave të kufizimit përtej datës 19 prill, dhe madje 12% e të anketuarve kërkojnë ashpërsimin e tyre. Vetëm 32% janë për lirimin e masave dhe 8% për heqjen e plotë të masave të marrë nga federata dhe landet gjermane në luftë kundër Coronës, shkruan DW.
Të mërkurën e kësaj jave, kancelarja Merkel dhe kryeministrat e landeve konsultohen për mënyrën e veprimit përtej 19 prillit. Në shumicën e landeve gjermane, qytetarët mund të lëvizin të lirë jashtë, por vetëm nga dy vetë. Gruppe të vogla lejohen jashtë vetëm me personat që banojnë së bashku në një familje.
Ndërkohë në Gjermani sipas të dhënave të Institutit Robert Koch, RKI numri i infeksioneve është rritur me 2537 vetë, në 123.016 gjithsej. Brenda 24 orësh janë njoftuar 126 raste të tjera vdekjesh në lidhje me pandeminë, bëri të ditur RKI. Sipas Institutit 64.300 vetë janë shëruar. Pra, për herë të parë shënohet një shifër më e lartë e të shëruarve se të sëmurëve. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata “ILIRËT” do të prezantohet me këngë e valle shqiptare në qytetin Gland Si çdo vit, edhe këtë nëntor do të mbahet festa shumëkulturore e qytetit Gland, të shtunën,...
-
Kosovari nga Austria po voziste një veturë të vjedhur para 11 vjetëve
-
Kurti uron Ditën Kombëtare të Austrisë
-
“Siparantum” valëvit flamurin e Kosovës në Spanjë, krahas 32 shteteve
-
Arrestohet shqiptari nga Gjermania për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi
Jeta në Zvicër
-
Qiratë e larta i pengojnë njerëzit të ndryshojnë apartamentet Edhe pse popullsia zvicerane po rritet me shpejtësi, numri i njerëzve që lëvizin është ulur ndjeshëm...
-
Gjashtë lajmet që “përmblodhën” Zvicrën këtë javë
-
Sa i rëndësishëm është për Zvicrën fituesi i zgjedhjeve në SHBA?
-
Aeroplani zviceran u detyra të bëjë ulje të paplanifikuar, kjo është arsyeja
-
Eurovision Song Contest në Bazel: EDU dorëzon referendumin