Lajme

Përvoja personale e gazetarit me koronavirus

Një lajm që bëri bujë ishte. Para një muaji me Kovid-19 ishte infektuar korrespondenti i MIA-s nga Franca, Toni Gllamçevski. Për MIA-n, Gllamçevski i transmeton përvojat e tij me virusin.

„Simptomat e parë i ndjeva më 8-9 mars, nuk më kujtohet aq mirë! Fillimisht si dhimbje në fyt, gjë që i ngjante fillimit të anginës, me plogështi të vogël dhe ngritje të temperaturës, si ftohje. Këto simptoma u zhdukën pas dy ditësh. Pas dy ditësh të qetësimit të infektimit, vijoi ngritja e temperaturës, por thuajse në kufijtë e normales, i përcjellë me djersitje, veçanërisht në orët e mbrëmjes, kokëdhimbje. Më pas vijuan episode kur keni të ftohtë dhe nuk mund të ngroheni – me ethe. U paraqitën edhe ngërçe në muskuj, pas çka vijonte një lodhje e fuqishme, plogështi, koll i lehtë. Të humbet apetiti, ndërsa si kulm i kësaj unë e humba edhe shijen dhe aromën, që filloi të kthehet vetëm disa ditë më parë – pjesërisht. Ndonëse tashmë ndjehem mirë, kuptohet sikur pas gripit të kaluar të rëndë, lodhja ende është e pranishme, veçanërisht kur duhet bërë angazhime fizike. Atëherë kam ndjenjën sikur kam mungesë të frymëmarrjes dhe peshë të vogël në mushkëritë. Ndryshe, gjatë gjithë kësaj periudhe merrja si ilaç paracetamol.

Te bashkëshortja ime Blandine, të cilën me siguri e infektova unë, simptomat u shfaqën më 15 mars. Të ngjashme si ato që i kisha unë, me dallimin se ajo qëndroi më gjatë, thuajse dhjetë ditë e lidhur për shtrati, pa apetit, me dhimbje në muskuj, tension – vështirës gjatë frymëmarrjes. Për dallim prej meje, ajo u konsultua me mjekun tonë amë, i cili menjëherë shprehu dyshimin për Kovid-19, duke i dhënë edhe pushim mjekësor prej 15 ditëve dhe me trajtim të vetëm – paracetamol dhe me këshillën që nëse vjen deri te përkeqësimi i situatës të lajmërohemi në ndihmën e shpejtë për hospitalizim eventual. Fatmirësisht nuk erdhi deri te kjo.

Vajza ime Ema (19 vjeçe) i kishte këto simptoma diku rreth 18 marsit. Ato te ajo zgjatën vetëm tri ditë, me humbjen e shijes dhe aromës pa komplikime. Por, përnjëherë, diku në ditën e nëntë-dhjetë nga shfaqja e simptomave të para, ajo ndjeu vështirësi në frymëmarrje. Kjo zgjati vetëm dy ditë.

Përvoja ime personale me Kovid-19

Anëtarët tjerë të familjes, djali Aurelien (25 vjeç) dhe vajzat Zhuliet (12 vjeçe) dhe Lea (12 vjeçe) nuk treguan kurrfarë simptomash. Pra gjysma e familjes ishim të sëmurë. Të tjerët ndoshta e kanë kaluar virusin pa simptoma ose janë bartës të shëndoshë të tij.

Testime nuk na janë bërë, meqë Franca nuk praktikonte testime në ato kohë për rastet “e lehta” si tonat, meqë ato ishin të rezervuara vetëm për personat që dërgoheshin për shërim në spital. Tani kur më e rrezikshmja e infektimit kaloi, presim që të na vihen në dispozicion testimet për serum, gjegjësisht ekzaminime nëse jemi të imunizuar nga Kovid-19 dhe të jemi të sigurt se e kemi kaluar. Por, duke marrë parasysh simptomat, doktorët me të cilët konsultohemi janë të sigurt se kemi qenë të infektuar nga virusi i famshëm korona.

Mendoj se isha i infektuar gjatë punës sime si përkthyes, që mes tjerash përbëhet nga ajo që të përkthej për ekipet mjekësore në Spitalin universitar nga Nansi, kur ka pacientë që vijnë nga rajoni i ish-Jugosllavisë dhe nuk e kuptojnë gjuhën franceze. Por, nuk mund të them me siguri, meqë kam përkthyer edhe në gjykatat, ndërsa paraprakisht gjatë kthimit nga Maqedonia më 26 shkurt kaluam përmes aeroportit nga Muluzi, qytet që është një ndër vatrat më të mëdha të epidemisë në Francë. Udhëtonim me aeroplan nga Ohri deri në Muluz më 26 shkurt, aeroplan i cili qarkullon ndoshta edhe në linja të tjera, si për Itali. Në punën time të gazetarit, gjithashtu, jam në kontakte me më shumë njerëz, këtu dhe në Strasburg. Ndërsa këtu është edhe aktiviteti im me Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Nansi, të cilin e kryesoj dhe ku bashkëshortja ime Blandine punon si drejtoreshë. Këtu takohemi me shumë anëtarë të ekipit të festivalit dhe publikun. Pra, ekzistojnë më shumë mundësi për infektim. Megjithatë, mendoj se virusin e mora në spital, duke marrë parasysh se në spitalin në Nansi, kishte tashmë disa pacientë të sëmurë nga Kovid-19, ndërsa ende nuk ishin ndërmarrë masa drastike të izolimit, shprehet Gllamçevski.

Në kokë më silleshin shumë çështje për prejardhjen e infektimit, por edhe me frikën se unë kam infektuar njerëz të tjerë pa e ditur për këtë. Pas zbulimit të simptomave nuk dilja nga banesa, por këtu ishim së bashku gjithë familja prej gjashtë anëtarëve. Në banesë është me të vërtetë vështirë të bëhen masa të vetizolimit, ndërsa paraprakisht para se të paraqiten simptomat me siguri se kam qenë i infektuar dhe kam infektuar të afërmit e mi të tjerë.

Pra, nuk kemi bërë ndonjë lloj masash të veçanta të izolimit dhe tashmë ishte tepër vonë. Unë isha i infektuar, më pas bashkëshortja dhe vajza e rritur. E edhe me të vërtetë është vështirë, kur jetojmë në banesë. Prandaj, ata që nuk janë të infektuar, ndërsa gjenden në shtëpitë e tyre, duhet t’u shmangen të gjitha kontakteve të panevojshme me njerëzit nga jashtë, meqë virusi është i tejdukshëm dhe askush nuk e di nëse e ka në disa ditët e para të infektimit. Ndërsa edhe vetë testet për zbulim nuk janë gjithmonë 100 për qind efikas. Tani konsideroj se me të vërtetë jam më mirë dhe dal jashtë banesës me vërtetim të posaçëm nga Qeveria, por me maskë mbrojtëse.

Përvoja ime personale me Kovid-19

Nuk u lajmërova në mjek drejtpërdrejt për shërim të infektimit Kovid-19, por nga vetë fillimi mora paracetamol. Kisha konsultim telefonik me mjek-specialist për sëmundje të mushkërive, me të cilin zakonisht punoj si përkthyes, meqë të gjithë të huajt që vijnë për të jetuar në Francë duhet doemos të kalojnë testin e tuberkulozit. Ai më konfirmoi se të gjitha simptomat  janë ato të virusit korona dhe se rreziku nga komplikimet nga virusi zgjatë prej ditës së parë kur do të shfaqen simptomat, e deri në ditën e 10-të. Prandaj duhet pasur kujdes.

Gjatë ditëve të shërimit dhe tani kur masat e kufizimit me siguri do të vazhdohen edhe pas 15 prillit, ditët me të vërtetë duken të gjata, shumë më të gjata sesa zakonisht. Para se të sëmurem me të vërtetë kisha ditë përplot me aktivitete. Një pjesë e mirë e luftës me virusin, me përjashtim të ndoshta një ose dy ditëve, kur me të vërtetë duhet të qëndron në shtrat, i kalova me punë duke informuar për MIA-n dhe Radion e Maqedonisë. Ndryshe, të gjitha intervenimet e MIA si përkthyes prej 15 marsit u anuluan, si në spitalet, gjykatat, etj. Më pas lexim të librave, që zakonisht nuk mund t’i lexojmë ose na nevojitet shumë më tepër kohë gjatë vitit. Dëgjojmë muzikë bashkë me gjithë familjen. Bashkëshortja veçanërisht kujdeset për mësimin përmes internetit për Lean dhe Zhulietën, ajo është ajo që u ndihmon më shumë. Më pas, këtu janë kinoseancat e përbashkëta familjare në ambient shtëpie. Ndërsa siç thashë, me Blandinën kujdesemi dhe udhëheqim Festivalin Ndërkombëtar të Filmit nga Nansi, neve nuk na mungojnë filma. Vetëm sivjet janë regjistruar për edicionin tonë më të ri mbi 3.000 filma, prej të cilëve rreth 2.800 janë të metrazhit të shkurtër.

Prej fillimit të epidemisë, e deri dje në Francë janë regjistruar 13.197 raste të vdekjes. Sipas drejtorit të përgjithshëm të Shëndetësisë, Zherom Salomon, të konfirmuar me test janë më shumë se 90.000 raste të të sëmurëve me virus korona. Nga spitalet si të shëruar kanë dalë 25.000 persona. Në shërim spitalor janë 31.267 persona, derisa në gjendje serioze në kujdes intensiv gjenden 7004 pacientë, prej të cilëve 98 janë të moshës nën 30 vjeç. Epidemia siç duket është duke u qetësuar, më saktësisht e ka arritur pikun në Francën lindore, dhe rajonin e Parisit ku derdhja e pacientëve të ri për kujdes intensiv është ulur në krahasim me ditët paraprake. Megjithatë, autoritetet bëjnë thirrje për zgjuarsi.

Sipas informacioneve jozyrtare, numri i të sëmurëve në Francë është shumë më i madh, ndoshta edhe dyfish më i madh sesa shifrat zyrtare, meqë edhe ata të cilët i kanë simptomat e njëjtë të virusit korona nuk janë numëruar. Si të sëmurë konsiderohen vetëm ata që kanë test pozitiv. Kështu sindikata e mjekëve konsideron se është e mundshme që të jenë të infektuar rreth 1,6 milionë francezë. Në Nansi, qyteti ku jetoj me familjen, punon Spitali universitar, njëri prej më të mirëve në Francë, që së pari filloi me pranimin e pacientëve nga Alzasi, më saktësisht nga Muluzi, Kolmari dhe Strasburgu, por së shpejti kapacitetet e spitalit për kujdes intensiv u stërmbushën edhe me pacientë nga rrethina. Kështu një pjesë e tyre ishin të evakuuar me Te-Zhe-Ve (treni i shpejtë me pajisje mjekësore) drejt rajoneve më pak të prekura në Francë.

Përvoja ime personale me Kovid-19

Sistemi francez i shëndetësisë është ndoshta njëri prej më të mirëve në Evropë dhe botë. Spitalet dhe klinikat janë me specialistë kulmorë në të gjitha fushat, po edhe në fushën e sëmundjeve infektive dhe tropikale, ndërsa sakrifica dhe profesionalizmi i personelit mjekësor është i madh.

Për këtë mund të dëshmoj, meqë në tri vitet e fundit rregullisht jam në kontakt me mjekë-specialistë dhe profesorë të Fakultetit të Mjekësisë në Nansi dhe Spitalin universitar. Por, edhe në një vend me sistem shëndetësor dhe sigurim shëndetësor aq mirë të zhvilluar u paraqitën probleme, veçanërisht me mungesën e maskave mbrojtëse dhe makinave për frymëmarrje artificiale, mungesë të testeve. Franca kishte kapacitet prej rreth 5.000 krevateve të kujdesit intensiv, ndërsa atje gjenden mbi 7.000 pacientë.

Pacientët të cilët shërohen nga Kovid-19 në Francë në fillim shikoheshin me ksenofobi dhe racizëm, veçanërisht personat me prejardhje aziatike. Por, pasi epidemia u përhap në Francë, ndryshoi qëndrimi i francezëve, meqë u sëmurën fqinjët ose miqtë e tyre. Në mediat e shtypura u paraqitën edhe emrat e viktimave të Kovid-19. Druhet shumë për personat e moshuar të cilët janë në shtëpitë e pleqve dhe për personat që jetojnë vetë. Çdo mbrëmje në orën 20 në dritare i duartrokitet personelit mjekësor. Kuptohet, ka mosrespektim të masave për lëvizje të kufizuar. Ka edhe njerëz, të cilët fqinjëve të tyre – persona mjekësor u shkruajnë porosi në dyert dhe automobilat që të shpërngulen nga ndërtesa e tyre, që të mos i infektojnë!

U paraqit një diskonim armiqësor ndaj anëtarëve të kishës engjëllore Derë e hapur, e cila në tubimin e saj para Pashkëve në Muluz kishte rreth 3.000 persona të pranishëm, që u tregua si njëra prej vatrave të epidemisë.

Nga ana tjetër, sa u përket informacioneve dhe lajmeve që i dërgoj për MIA-n dhe RTM-në për zhvillimet në Francë rreth pandemisë, informacionet më së shumti i marrë nga konferencat zyrtare për media të Qeverisë franceze dhe autoriteteve shëndetësore, ndërsa rregullisht marr edhe postë elektronike me të gjitha informacionet dhe kuptohet përmes medieve franceze, prej të cilave më së shumti nga ueb-edicionet e medieve tashmë të provuara.

Edhe në Francë në internet përhapen lajme të rrejshme për epideminë, ndaj si kudo në botë, francezët nuk janë imunë ndaj lajmeve të rrejshme. Më shumë se një e katërta e francezëve besojnë se virusi i ri korona është prodhuar në laboratori, prej të cilëve 17 për qind mendojnë se ai është krijuar “qëllimisht”, ndërsa nëntë për qind “rastësisht”, thuhet në studimin e zbatuar për Fondacionin “Zhan Zhores” dhe Observatorin për konspiracionizmin “Konspirasi Voç”.

Përvoja ime personale me Kovid-19

Në raport me përcaktimin politik, madje 40 për qind e simpatizuesve Tubimit Kombëtar (RN) ekstrem të djathtë besojnë se ky virus është bërë “qëllimisht” në laboratori, ndërsa 15 për qind “rastësisht”. E kundërta e kësaj, vetëm dy për qind e mbështetësve të partisë centriste Republika në Lëvizje (REM) e presidentit francez Emanuel Makron, konsiderojnë se ai është bërë në laboratori.

Qëndrime të njëjta sundojnë edhe te amerikanët. Një studim i ngjashëm, i zbatuar nga Qendra e hulumtimit “Pju” tregon se 29 për qind e amerikanëve konsiderojnë se virusi korona është bërë në laboratori (23 për qind „qëllimisht“ dhe gjashtë për qind „rastësisht“). Rudi Rajhshtat, themelues i „Konspirasi voç“ dhe Zheremi Furket, drejtor i Qendrës për mendim publik dhe strategji afariste në Ifop, konstatojnë se francezët “nuk janë shumë më pak komplotistë sesa amerikanët për prejardhjen e virusit të ri korona”.

Studimi, gjithashtu, i konfirmon hulumtimet paraprake që treguan se “gjeneratat më të reja dhe kategoritë më të rrezikuara sociale mbeten më të prirë ndaj teorive të komplotit“. Kështu, 27 për qind e atyre nën 35 vjeç besojnë se virusi është zhvilluar “qëllimisht” në laboratori. Përballë kësaj vetëm gjashtë për qind e atyre mbi 65 vjeç kanë ndonjë mendim.

Disa artikuj shkencorë tregojnë se Kovid-19 nuk është krijuar dhe më pas i patentuar në laboratori dhe se informacionet e rrejshme që janë bërë “virusale” tani qarkullojnë në Internet. Por, atyre nuk duhet t’u besohet.

Për hapat e parandalimit të atyre që nuk janë të sëmurë nga Kovid-19, më së miri është ndoshta deviza franceze për këtë periudhë të masave të kufizimeve sociale „Pendant quelques semaines, être proches, c’est se tenir à distance“. Në përkthim: „Brenda disa javëve, të jemi të afërt do të thotë të mbajmë distancë“.

Në fakt nëse jemi bartës të virusit nevojitet respektim i masave të vetizolimit dhe karantinës për atë që kanë qenë në kontakt me të sëmurë ose në rajone ku ka pasur vatër. Respektim të masave sanitare të larjes së rregullt të duarve, higjienës personale, mbajtjes së maskave (kur ka) kur jeni të infektuar ose dyshoni se jeni të infektuar. Këshilla më e mirë për ata që janë të infektuar është që të luftojnë me virusin dhe ta mposhtin atë! Më saktësisht të pushojnë, meqë ky virus me të vërtetë e rraskapitë trupin dhe tregohet i paparashikueshëm”. /Albinfo.ch.