Koronavirusi: çast pas çasti

Kritikohet Gjermania që mbylli kufirin me Luksemburgun

Nga Gjermania në Luksemburg, çdo ditë 200.000 gjermanë udhëtojnë për në punë

Ish-kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker e kritikoi Gjermaninë për mbylljen e kufirit me Luksemburgun në periudhën e pandemisë së koronavirusit.

Junker, në intervistë për gazetën gjermane “Velt”, tha se nuk është mirë që Gjermania i mbylli kufijtë drejt një vendi si Luksemburgu, në të cilin çdo ditë 200.000 gjermanë udhëtojnë për në punë.

Ai shprehu mospajtim me atë që “vendet të cilat të parat nënshkruan Marrëveshjen e Shengenit para 25 viteve, brenda natës erdhën në idenë se mbyllja e kufirit mjafton për t’u përballur me sfidën e madhe, transmeton ATSH.

Junker theksoi se mbrojtja shëndetësore, posaçërisht lidhur me epideminë duhet në të ardhmen të jetë në kompetenca të BE-së, përcjell albinfo.ch.