Koronavirusi: çast pas çasti

Kosovë: Edhe zyrtarisht Prishtina në karantinë

Nga ora 17:00 e ditës së sotme edhe zyrtarisht është karantinuar kryeqyteti i Kosovës.

20 raste të reja me koronavirus të konfirmuara dje në Prishtinë, ka bërë që Ministria e Shëndetësise të karantinojë kryeqytetin.

Me këtë vendim ndalohen hyrje dhe daljet në komunën e Prishtinës.

Aktualisht në gjithë territorin e Kosovës janë infektuar 283 persona, 58 prej tyra janë shëruar, ndërsa kanë vdekur 7 persona si pasojë e pandemisë së koronavirusit, përcjell Albinfo.ch.