Uncategorized
Lajçak bisedon me Vuçiqin për dialogun Kosovë- Serbi
Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, përmes një njoftimi në rrjetin social në ‘Twitter” thotë se ka biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mbi pritshmëritë e tij nga procesi i bisedimeve.
Ai është caktuar nga BE-ja si fasilitues i dialogut Kosovë-Serbi. Siç dihet, tashmë dialogu ka më shumë se dy vjet që pothuajse ka ngecur. SHBA në njëren anë dhe Bashkimi Evropian, në anën tjetër, janë duke bërë përpjekje që të marrë një epilog ky dialog me një marrëveshje përfundimtare mes të dy vendeve.
“Bisedova me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, me të cilin pata një bisedë konstruktive mbi pritshmëritë nga dialogu, për përgjigjen ndaj COVID-19 dhe asistencës së BE-së për këtë, si dhe për ekonominë. Mezi pres që të punoj së bashku me partnerët e mi, për të gjithë njerëzit në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Lajçak në llogarinë e tij në Twitter.
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon Paralajmërimi nga Zyra ndërkantonale Zvicerane për Parandalimin e Krimit (SKP) erdhi pak para Krishtlindjeve: “Përpjekjet për...
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit