Koronavirusi: çast pas çasti

Spanjë: Rritet përsëri numri i viktimave nga koronavirusi

Spanja përsëri ka shënuar rritje të vdekjeve nga pandemia e koronavirusit.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 619 vdekje të reja. Ky lajm vjen, pasi Spanja për tri ditë rresht shënoi rënie të numrit të vdekjeve nga sëmundja COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

Sipas Ministrisë spanjolle të Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 16,972, ndërkaq numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 161,852.

Duhet kujtuar se Spanja është vendi i tretë në botë me numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi, pas Shteteve të Bashkuara dhe Italisë, përcjell Albinfo.ch