Lajme

400 infeksione të reja në Zvicër, rritja më e vogël deri tani

Të kujtojmë: ditëve të kaluara numri i infektimeve të reja ka lëvizur në mes 500 dhe 700. Ndërsa në kulmin e pandemisë, si arrinte deri në mbi 1000

Numri i infektimeve me Covid 19 në Zvicër po vazhdon por sot ai ka pasur një rritje dukshëm më të vogël se ditëve tjera.

Sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik, të dielën numri i rasteve të konfirmuara nga laboratori ka arritur në 25.300, ose  400 më shumë se një ditë më parë, shkruan srf.ch.

Të kujtojmë: ditëve të kaluara numri i infektimeve të reja ka lëvizur në mes 500 dhe 700, shkruan albinfo.ch. Ndërsa në kulmin e pandemisë, nga fundi i marsit, ky numër arrinte deri në mbi 1000 raste të reja në ditë

Të gjitha kantonet dhe Principata e Lihtenshtajnit janë të prekura tashmë nga pandemia. Incidenca është 295 raste për 100,000 banorë, një nga më të lartat në Evropë.

Numri i vdekjeve të lidhura me koronavirusin, të Dielën e Pashkëve ka arritur në 1076: Kjo del sipas analizës së bërë nga agjensia e lajmeve Keystone-SDA mbi të dhënat në dispozicion në faqet e internetit të kantoneve, transmeton albinfo.ch. Agjensia në fjalë aktualizon të dhënat dy herë në ditë, në mesditë dhe në mbrëmje.

Worldometers.info jep shifrën prej 1036 viktimave dhe 12.100 të shëruarve nga koronavirusi.

Ndërkaq, si zakonisht, ndryshojnë dukshëm numnrat e të vdekurve që raporton Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG). Sipas saj ky numër është 858 dhe u referohet raporteve që laboratorët dhe mjekët kishin dërguar deri në mëngjes të dielën, si pjesë e detyrimit të raportimit.

Deri më tani, mbi 193.800 njerëz janë testuar për koronavirus dhe 15 për qind kanë rezultuar pozitiv.