Lajme

Ministri Berset i nënshtrohet testit për koronavirus: Rezulton negativ

Për këtë arsye, ministrit iu desh të qëndronte larg nga mbledhja e Këshillit Federal të mërkurën në mëngjes

Ministri zviceran i Shëndetësisë Alain Berset i është nënshtruar një testi pasi një person nga departamenti i tij kishte rezultuar pozitiv nga testimi i vërë për koronavirus të martën, shkruan 20minuten.ch.

Për këtë arsye, ministrit iu desh të qëndronte larg nga mbledhja e Këshillit Federal të mërkurën në mëngjes, transmeton albinfo.ch. Ai, fillimisht  u inkuadrua në mbledhje online, nga larg.

Zëvendës Kancelari dhe Zëdhënësi i Këshillit Federal André Simonazzi ka konfirmuar për “SonntagsBlick” këtë situatë: “Në fakt, ajo që ka ndodhur është që Këshilltari Federal Berset i është nënshtruar një testi të mërkurën në mëngjes dhe për këtë arsye iu desh të mungonte në një një pjesë të mbledhjes së Këshillit Federal”.

Por kur rezultati negativ i testit tashmüë ishte në dispozicion, Berset mori pjesë në seancë “përsëri normalisht”. Pra ai i është bashkuar mbledhjes rreth mesditës.