Kosova

70 persona të kthyer nga Kroacia vendosen sonte në karantinë

Në Qendrën e Studentëve në Prishtinë sonte do të vendosën 70 persona të kthyer nga Kroacia

70 kosovarë nga Kroacia sonte do të vendosen në izolim në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar për IndeksOnline drejtori i kësaj qendre, Fatmir Sfishta.

Ata do të qëndrojnë në konvikt për 14 ditë, pastaj sipas vendimit të ri të Ministrisë së Shëndetësisë, personat të cilët dalin negativë në teste për koronavirus nga karantina do të duhet të nënshkruajnë edhe një deklaratë, duke u betuar se do të vetizolohen edhe dy javë në tjera në shtëpitë e tyre.

Sfisha bëri të ditur se momentalisht në Qendrën e Studentëve janë rreth 350 persona të tjerë.

Kujtojmë se drejtori i kësaj qendre ditë më parë për IndeksOnline ka thënë se ende nuk kanë marrë ndonjë ndihmë nga Qeveria për të përballuar shpenzimet që iu duhen.

Të karantinuarit u shërbehen tri vakte buke dhe gjërat e nevojshme higjienike nga kontratat e deritanishme të vetë konvikteve.