Koronavirusi: çast pas çasti

Mbi 4 mijë të infektuar gjatë 24 orëve të fundit në Turqi

Numri i përgjithshëm i rasteve tani ka arritur në 47, 029.

Në Turqi gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 4, 747 persona me koronavirus.

Në të njëjtën kohë kanë vdekur 98 persona, duke e rritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 1,006, tha ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.