Lajme

Rasti i parë pozitiv me COVID-19 nga pjesëtarët e KFOR-it

Sot është konfirmuar rasti i parë i testimit pozitiv të COVID-19 midis personelit të Forcës së Kosovës të udhëhequr nga NATO-ja (KFOR).

KFOR-i do të vazhdojë të kryejë misionin e tij të mandatuar nga Kombet e Bashkuara për të kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për të mirën e të gjitha komuniteteve në Kosovë, ndërsa merr masa parandaluese për ndalimin e përhapjes së COVID-19, duke ndjekur drejtimet dhe udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

KFOR-i gjithashtu do të vazhdojë monitorimin dhe vlerësimin e situatës në bashkërendim të ngushtë me institucionet në Kosovë dhe bashkësinë ndërkombëtare, në mënyrë që të mundësojë sigurinë e personelit të vet dhe të popullatës kosovare.