Lajme

Pakoja emergjente: Kontrata e punës, e domosdoshme

Punëtorët që nuk kanë kontrata, nuk paguajnë taksa dhe kontribute personale, do ta kenë të vështirë të përfitojnë nga Pakoja Emergjente e qeverisë, kanë thënë zyrtarë qeveritarë.

Por, ata mund ta bëjnë një gjë të tillë nëse nënshkruajnë marrëveshje me punëdhënësin për së paku një vit.

Me këtë mekanizëm, qeveria planifikon të ulë informalitetin në sektorin e punës në Kosovë, i cili sipas disa të dhënave të Bashkimit Evropian, ekonomia informale është baraz me 40 për qind të ekonomisë ose bruto prodhimit vjetor.

Qeveria e Kosovës tashmë ka ndarë mbi 170 milionë euro si pako stimuluese për tejkalimin e krizës ekonomike. Punëtorët që kanë humbur punën gjatë dy muajve si pasojë e krizës së COVID-19 do t’i marrin nga 170 euro në muaj, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.