Lajme
Shqiptarja prodhon maska mbrojtëse për komunitetin
Shpërthimi i pandemisë së virusit COVID-19 edhe në Kanada ka marrë përmasa të gjera, dhe kjo është shoqëruar me mungesë të madhe të maskave.
Tatjana Kaci- Sherifaj, stiliste në profesion, i lindi ideja që të dizajnonte maskat për vete dhe për një rreth të ngushtë.
Pak ditë më parë ajo ka dhuruar rreth 150 maska për miq e klientë të saj, ndërsa tani ka nisur prodhimin në seri të maskave mbrojtëse, të cilat kanë filluar të shpërndahen në qytetin e Torontos, dhe jo vetëm.
Tani, thotë Tatjana, meqë kërkesat janë të mëdha, krahas punës së saj të përditshme, vazhdon prodhimi i maskave, dhe pret që sado pak ta japë kontributin e saj të çmueshëm për kanadezët, por edhe për komunitetin shqiptar këtu, me të cilin është e lidhur fort.
Dihet botërisht se në Kanada, sidomos në qytetin e Torontos, ku popullsia është më e dendur, ka mungesë maskash.
Me një përvojë 28-vjeçare në rrobaqepësi dhe dizajnim të rrobave të ndryshme për meshkuj dhe femra, Tatjana ka gjetur një mënyrë unike për mundësinë e parandalimit të virusit më vdekjeprurës që e njohim ne.
Në një bisedë të shkurtër për gazetën “Diaspora Shqiptare”, ajo rrëfen se në Kanada ka ardhur para 9 vitesh nga Greqia ku kishte jetuar atje rreth dy dekada, dhe ku kishte udhëhequr biznesin e saj të suksesshëm të dizajnit. Pas përvojës së mjaftueshme në Evropë, dhe pas angazhimeve të saj të menjëhershme në Kanada, duke punuar dhe bashkëpunuar me kompani dhe organizata të mëdha modelimi e dizajni, para tri vitesh ka arritur ta hapë biznesin e saj në qendër të Torontos, të quajtur “European Fashion Design, Boutique and Tailoring”.
Kjo maskë, pra maska e prodhuar me dorën e saj, siç shpjegon Tatjana, është me pambuk dhe një filtër, pra ka tri shtresa dhe ndihmon në mbrojtjen e fytyrës nga mundësia e infektimit me virus. Maska mund të përdoret si nga qytetarët e thjeshtë, të cilët veç kanë nisur përdorimin, edhe nga personeli dhe punonjësit shëndetësorë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus Rrugët e qytetit të vjetër të Aaraut do të jenë plotësisht të lira nga trafiku i...
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’