Lajme
Në Zvicër deri tani nga koronavirusi nuk ka vdekur asnjë person i moshës së re
Vetëm një person në të 40-tat në Zvicër ka ndërruar jetë nga virusi - duke shkaktuar një normë vdekshmërie prej 0.03 përqind.
Rreziqet e vërteta të koronavirusit mund të shihen duke parë nivelin e vdekshmërisë në Zvicër.
Askush nën moshën 30 vjeç nuk ka vdekur nga virusi, ndërsa katër persona në të 30-at kanë vdekur – një normë vdekshmërie prej 0.13 përqind, transmeton albinfo.ch.
Vetëm një person në të 40-tat në Zvicër ka ndërruar jetë nga virusi – duke shkaktuar një normë vdekshmërie prej 0.03 përqind.
Ndërsa njerëzit në të 50-tat e tyre janë më të prekurit përsa i përket infeksioneve, ka pasur një normë relativisht të ulët të vdekjes së tyre – me vetëm 17 persona në këtë grupmoshë që kanë vdekur si pasojë e virusit, ose një normë vdekshmërie prej 0.34 përqind.
Shkalla e vdekjeve rritet për njerëzit në të 60-tat, me 61 persona të vdekur (shkalla e vdekshmërisë prej 2 përqind), ndërsa 172 persona në të 70-at e tyre kanë vdekur nga koronavirusi (shkalla e vdekshmërisë prej 7.22 përqind), shkruan The local.
Banorët e Zvicrës mbi 80 vjeçarë kanë qenë pësuar goditjen më të rëndë, me 500 persona, 80 vjeç ose më të vjetër që kanë vdekur nga koronavirusi. Kjo do të thotë që në Zvicër njerëzit mbi moshën 80 vjeç kanë një vdekshmëri 17.73 përqind. /Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës