Lajme

Njoftim: Karantina e obligueshme kur udhëtoni në Gjermani

Rregullorja e re vlen për gjermanët, qytetarët e BE-së, shtetasit e një shteti Schengen ose shtetas që kanë jetuar dhe jetojnë në Gjermani

Gjermania do të aplikojë karantinën e detyrueshme 14-ditore nga 10 prill 2020. Rregullorja e re vlen për gjermanët, qytetarët e BE-së, shtetasit e një shteti Schengen ose shtetas që kanë jetuar dhe jetojnë në Gjermani për shumë vjet vetë apo me familjet e tyre dhe kanë qëndrim të rregullt – e që kanë qenë jashtë shtetit për disa ditë dhe po kthehen në vendbanimin e tyre në Gjermani.

Aplikimi i karantinës bën përjashtim për:

– udhëtarët, udhëtarët me punë dhe teknikët e shërbimit me emërime urgjente që duhet të hyjnë ose të largohen nga vendi për disa ditë,

– personat që duhet të transportojnë njerëz, sende dhe mallra përtej kufijve në rrugë tokësore, hekurudhë, anije ose aeroplan,

– Udhëtarët në tranzit gjatë rrugës për në vendin e qëndrimit të tyre të përhershëm – me kusht që të mos shfaqin ndonjë simptomë të sëmundjes.

Personat pa një adresë të regjistruar në Gjermani që duan të hyjnë në Gjermani për të paktën disa javë punë duhet të kenë prova ose garanci për karantinë dyjavore ose që janë marrë masa ekuivalente të higjenës operative dhe masat paraprake për të shmangur kontaktin. /Albinfo.ch