Koronavirusi: çast pas çasti
Guvernatori i Nju-Jorkut, krahason koronavirusin me sulmet e 11 shtatorit
Guvernatori i Nju-Jorkut Andrew Cuomo, e ka krahasuar pandeminë e koronavirusit me sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001.
Ai ka thënë se koronavirusi është duke u zgjeruar në këtë shtet “me paqartësinë e njëjtë, djallin e njëjtë, sikurse të 11 shtatorit”.
Sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001 kanë qenë “shkatërruese, shumë tragjike, mirëpo ne kemi humbur më shumë banorë të Nju Jorkut për shkak të këtij vrasësi të heshtur”, ka thënë guvernatori në një adresim për media.
Ai ka shtuar se nga sëmundja Covid-19 që shkakton koronavirusi, ka lënë të vdekur 7,067 shtetas të Nju Jorkut, apo tre herë më shumë në krahasim me 2,753 sa kishin vdekur më 2001.
Kjo deklaratë është bërë në ditën kur është raportuar për 779 vdekje tjera nga kjo sëmundje.
“Kjo gjë është shokuese dhe tejet e dhimbshme”, ka thënë Cuomo.
Ai ka thënë se Nju Jorku, njëherësh epiqendra e virusit të Shtetet e Bashkuara, është duke “përjetuar ulje të lakores”, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës