Lajme
Koch: “Zvicra ka arritur në kulmin e epidemisë së koronavirusit”
Por, megjithatë, qëllimi është ende larg, ka tërhequr vërejtjen Koch
“Duket se kulmi i epidemisë së koronavirusit në Zvicër tashmë është arritur”. Kështu ka deklaruar Daniel Koch nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) gjatë intervistës së përditshme në Radio SRF.
Ai ka theksuar se shpreson që numri i të sëmurëve të rinj do të zvogëlohet vazhdimisht, transmeton albinfo.ch. Por, megjithatë, qëllimi është ende larg, ka tërhequr vërejtjen Koch.
Personi me nofkën “Mr. Corona”, që e ka marrë për shkakun se që nga shpërthimi i koronavirusit është në “linjën e parë të frontit”, ka fituar besimin për kompetencën me të cilën flet. Ai është gjithë kohën në dispozicion të publikut, për të folur rreth zhvillimeve më të reja të epidemisë.
Duke folur për fundjavën e ardhshme të Pashkëve, Koch ka tëhequr vërejtjen se është akoma e rëndësishme të ndiqen masat e vendosura për të përmirësuar gjendjen në lidhje me virusin, përcjell albinfo.ch. Udhëtimet duhet të shmangen.
I pyetur nëse ishte në rregull që zbutja e planifikuar e masave u kumtua para festës së Pashkëve, Koch tha: “Është më e thjeshtë t`u përmbahesh masave kur e di se në çfarë drejtimi është rruga që ke marrë” .
Dy ditë më parë, Daniel Koch pati deklaruar se në Zvicër ende nuk jemi as në gjysmë të rrugës, sa i përket tejkalimit të krizës me koronavirusin.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës