Lajme

Shifrat me koronavirus në Zvicër

Sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG) më 9 prill janë shënuar 785 raste të reja të të infektuarve me koronavirus

Në ditët e fundit, në Zvicër raportohet se ka pasur një rënie të numrit të të infektuarve me koronavirus. Masat vazhdojnë të jenë ende në fuqi, dhe duket se kishin ndikuar që të mos ketë numër më të madh.

Por, sot (e enjte) ka pasur sërish një ngritje të numrit të rasteve, shkruan albinfo.ch. Sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG) më 9 prill janë shënuar 785 raste të reja të të infektuarve me koronavirus. Deri dje (8 prill) kishte prej disa ditësh rënie të numrit të të infektuarve nën 600 sosh në ditë.

Daniel Koch nga BAG këtë rritje e ka shpjeguar me shtimin e numrit të testimeve që janë bërë gjatë 24 orëve te fundit.

Ndërsa sipas platformës ndërkombëtare worldometers.info, më 9 prill, raportohet se janë paraqitur 332 raste të reja, duke e ngritur numrin e përgjithshëm me këtë sëmundje në 23 612, shkruan albinfo.ch Po sipas saj, 31 persona kanë humbur jetën, kurse numri total i të vdekurve është 926.

Ndërsa numri i të vdekurve deri  më sot sipas BAG është 756, që ndryshon shumë nga numri i publikuar nga worldometers (926) dhe ai nga kantonet (913).

Në përgjithësi, Zvicra renditet në vendin e 11-të, sa i përket numri të rasteve me koronavirus.

9800 persona janë shëruar deri më tani, kurse në spital në gjendje jo të mirë janë 391 persona.

https://www.worldometers.info/coronavirus/