Lajme
A sulmon koronavirusi zemrën?
Coronavirusi nuk sulmon vetëm mushkëritë dhe traktin respirator por gjithashtu edhe zemrën sipas studimeve të reja.
Mjekët thanë që në ditët e para të përhapjes së pandemisë se pacientët që vuajnë nga sëmundje, përshirë dhe ato kardiake, kanë tendencë që ta marrin virusin më shpejt dhe të sëmuren prej tij.
Por tani ata kanë filluar të dyshojnë se virusi ose komplikimet e tij mund të dëmtojnë vetë muskujt e zemrës.
“Nëse është kështu atëherë punonjësit e kujdesit shëndetësor mund te kenë një front të ri për tu përballur me betejën kundër coronavirusit,”- thanë mjekët për Kaiser Health Neës, raporton Daily Mail.
COVID-19 kryesisht shkakton sëmundje në rrugët e frymëmarrjes.
Ai hyn në trup me anë të disa pikave të vogla të pështymës ose përmes hundës dhe gojës, më pas udhëton thellë nga trakti respirator në mushkëri, duke e dëmtuar atë.
Por mushkëritë mund të mos jenë organet e vetme që “vuajnë” na coronavirusi.
Dëshmia e parë që virusi mund të jetë i rrezikshëm për zemrën, doli nga Kina, e cila konsiderohet si origjina e coronavirusit.
Gati 20% e 416 pacientëve me coronavirus të shtruar në spital treguan shenja të dëmtimit të zemrës, sipas një studimi të kryer atje, shkruan telegrafi, përcjell albinfo.ch
Dhe më shumë se gjysma e pacientëve që pësuan dëmtime të zemrës nga coronavirusi vdiqën.
Ndërsa, për krahasim, vetëm 4,5 përqind e pacientëve të cilëve nuk iu dëmtua zemra humbën jetën.
Shkalla e dëmtimit të zemrës nga coronavirusi ishte shumë më e lartë në mesin e njerëzve që kishin sëmundje të zemrës para se të infektoheshin.
Por shqetësues është fakti që pacientët që nuk ishin të sëmurë më parë u goditën më shumë nga dëmtimi i zemrës që pësuan gjatë infektimit me coronavirus.
Megjithatë të moshuarit dhe ata që vuajnë nga sëmundje janë më të goditur nga efektet e kardiake të COVID-19.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, raportet për fyerje në Zvicër janë rritur me 64 për qind....
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025