Lajme
Zvicër, nxënësit e mërgimtarve vazhdojnë mësimin online
Gresa, Gentonis, Aurela dhe Andi Shala gjatë një orë mësimore në gjuhën shqipe Kjo është java e katërt, ku të gjithë nxënësit e shkollave fillore në Zvicër, ashtu si bashkëmoshatarët e tyre në shumë vende të botës, qëndrojnë në shtëpi dhe mundohen nëpërmjet mënyrave të ndryshme elektronike, të jenë sa më afër orëve mësimore, të cilat i ofrojnë mësuesit e tyre, përcjell albinfo.ch.
Është bërë java e katërt, ku të gjithë nxënësit e shkollave fillore në Zvicër, ashtu si bashkëmoshatarët e tyre në shumë vende të botës, qëndrojnë në shtëpi dhe mundohen nëpërmjet mënyrave të ndryshme elektronike, të jenë sa më afër orëve mësimore, të cilat i ofrojnë mësuesit e tyre. Po të njëjtin rrugëtim e bëjnë edhe kolegët e shkollave shqipe në Zvicër, me mësimin në gjuhën shqipe.
Nxënësit e shkollave shqipe krahas mësimeve në gjuhën e vendit ata vazhdojnë edhe me mësimet në gjuhën shqipe. Këto javë dhe ato që vijnë në vazhdim janë padyshim me interes për mënyrën dhe format e punës, komunikimin me nxënësit dhe prindërit si urë lidhëse, për t’ia arritur qëllimit. Fillimi ynë në këtë fushë të organizimit të mësimit shoqërohej me shqetësimet e veta, pro me kalimin e kohës, vërejtëm se bëmë mirë që ia filluan, që nga java e parë me mësimin e këtillë.
Duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me nxënësit dhe me prindërit, dita për ne mësuesit kalonte shumë shpejt, sa që shpeshherë harronim izolimin në shtëpi, harronim kohën e lajmeve, sepse detyrat e nxënësve kërkonim verifikimin e tyre. Kopje, fleta të plotësuara, lexime të regjistruara dhe të dërguara nëpërmjet videos, e-maile me përgjigjet e nxënësve, mesazhe të prindërve, poezi të recituara, çaste nga leximi i përrallave etj, shkruan gazeta diasporashqiptare. /Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë