Kosova

ANP ndan donacion për për t`iu dalë në ndihmë qytetarëve të Kosovës

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës 'Adem Jashari' ka ndarë donacion për t`iu dalë në ndihmë qytetarëve të Kosovës.

Përmes një njoftimi, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka njoftuar se ka ndarë donacion për Ministrinë e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të Kosovës në këtë situatë të vështirë, përcjell albinfo.ch.

“ANP ‘Adem Jashari’ LKIA do të jetë përkrah qytetarëve të Kosovës në këtë kohë të pandemisë. Do të vazhdojmë që përkrahjen e tillë ta kontribuojmë sa herë që paraqitet nevoja”, tha kryesuesi i Aviacionit të kompanisë LIMAK, njëherësh Drejtor Gjeneral i Aeroportit Haldun Firat Kökt