Lajme
Sukses në Tiçino: Më shumë pacientë kthehen në shtëpi, më pak shtrohen në spital
"Më në fund kemi më shumë pacientë që kthehen në shtëpi se sa të tillë që vijnë në spital", ka thënë Paolo Ferrari, drejtori mjekësor i spitaleve Kantonale të Tiçinos
Kantoni i Tiçinos, ka qenë vatra e krizës nga koronavirusi në Zvicër, që nga shpërthimi i saj nga fundi i muajit shkurt. Kjo, për shkak të afërsisë së drejtpërdrejtë me Italinë, gjegjësisht pikën akute të pandemisë, Lombardinë, shkruan albinfo.ch. Kështu, kantoni që ka më pak se 4% të banorëve të Zvicrës, me 189 viktima ka tashmë afër 30% të të vdekurve nga koronavirusi të gjithë vendit.
Sidoqoftë, autoritetet e këtij kantoni po besojnë së fundi se tashmë është arritur “piku” i epidemisë dhe duhet menduar për shtensionimin e situatës.
Siç ka thënë sot para mediave mjeku kantonal Giorgio Merlani, për herë të parë prej disa javësh, numri i infektimeve të reja ka shënuar rënie të dukshme. Kështu, gjatë tri ditëve të fundit ka pasur rregullisht rënie të këtij numri. Të dielën kishin ndodhur 66 infektime të reja.
“Më në fund kemi më shumë pacientë që kthehen në shtëpi se sa të tillë që vijnë në spital”, ka thënë Paolo Ferrari, drejtori mjekësor i spitaleve Kantonale të Tiçinos.
Për shkak të shkallës së rrezikut, masat për luftimin e koronavuirusit, të ndërmarra nga Qeveria e Tiçinos kanë qenë më të ashpra se ato në nivel nacional, transmeton albinfo.ch. Dhe kjo ka dhënë rezultate, ka thënë Merlani. Por, ka shtuar ai, ende nuk është koha për të braktisur këto masa, se, përndryshe, rrezikohet që të shtohet sërish numri i infeksioneve.
Të kujtojmë: Kantoni i Tiçinos është rreth 10 ditë përpara në krahasim me pjesën tjetër të Zvicrës, sa i takon përhapjes së koronavirusit, shkruan albinfo.ch. Për këtë arsye është e kuptueshme që atje tashmë të jetë arritur kulmi dhe të ketë filluar rënia graduale e numrit të infektimeve.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës