Koronavirusi: çast pas çasti

Kinë: Asnjë i vdekur nga koronavirusi brenda një dite

Kina për herën e parë ka raportuar se nuk ka asnjë rast të vdekjes nga koronavirusi që nga paraqitja e tij në dhjetor të vitit të kaluar.

Në publikimin e të dhënave ditore për koronavirusin, kjo e martë ishte e veçantë për shtetin kinez, ngase nuk u raportua për asnjë viktimë, e që tregon rastin e parë të një dite pa asnjë të vdekur.

Megjithatë Kina është duka u vëzhguar nga bashkësia ndërkombëtare nëse ajo me të vërtetë po raporton shifrat e sakta, marrë parasysh sistemin e saj politik monist.

Qeveria thotë se që nga shpërthimi i epidemisë, më shumë se 3,331 njerëz kanë vdekur dhe 81.740 janë konfirmuar si të infektuar.

Kina është e shqetësuar se një valë e dytë e të infektuarve mund të ndodhë nga personat që shkojnë prej vendeve tjera.

Tashmë, vendi ka mbyllur kufirin për të huajt, përfshirë ata me viza ose leje qëndrimi.

Fluturimet ndërkombëtare janë reduktuar me dy linja ajrore kineze, përcjell Albinfo.ch.