Lajme

92 tonelata materiale mbrojtëse nga Kina mbërritën në Gjenevë

Ngarkesa me materiale mbrojtëse mjekësore vlen mbi tre milionë franga, shkruan Oda Ekonomike e Gjenevës

Siç ishta paralajmëruar tashmë, një aeroplan me 92 tonelata material mbrojtës nga Kina ka zbarkoi të hënën (sot) në Gjenevë të hënën, njofton Agjencia e Lajmeve Keystone-SDA.

Materiali do të shpërndahet në 13 spitale në Zvicrën Frankofone dhe në Tiçino, njofton 20minuten.ch.

Boeing 747 i ardhur nga Shangaji, ka aterruar  në aeroportin e Gjenevës në orën 13.30, të hënën pasdite, transmeton albinfo.ch. Aksioni është organizuar nga Dhoma e Tregtisë në Gjenevë dhe Dhoma e Tregtisë Zvicër-Kinë.

Ngarkesa me materiale mbrojtëse mjekësore vlen mbi tre milionë franga, shkruan Oda Ekonomike e Gjenevës. Aty përfshihen mbi 2.5 milionë maska ​​për mbrojtje të frymëmarrjes, 220.000 syze, dhjetë milionë doreza mbrojtëse dhe 1100 termometra klinikë.

Pajisjet mbrojtëse janë prodhuar nga kompania shtetërore kineze SinoPharm Group.

Një dërgesë e dytë e materialit mbrojtës nga Kina pritet të vijë në Gjenevë po ashtu gjatë prillit.