Lajme
Nga 14 prilli fillojnë të hapen dyqanet dhe bizneset në Austri
Më 14 prill, dyqanet deri në 400 metra katrorë, dyqanet që shërbejnë materiale për ndërtimtari dhe për kopshte do të rihapen në Austri. Sidoqoftë, restorantet do të qëndrojnë të mbyllura deri në mes të majit
Kështu u tha sot (e hënë) gjatë një konference për shtyp të qeverisë austriake të përbërë nga kancelari austriak, Sebastain Kurz, zëvendës kancelari Werner Kogler, Ministri i Shëndetësisë, Rudolf Anschober dhe Ministri i Brendshëm, Karl Nehammer, raportojnë mediat austriake, përcjell albinfo.ch.
Për shkak të krizës së koronavirusit, kufizimet e daljes do të vazhdojnë deri në fund të prillit.
Që nga java e ardhshme, gjithashtu do të jetë e detyrueshme (maska) mbulesa e gojës dhe hundës edhe në të gjitha transportet publike.
Më 1 maj do të hapen të gjitha dyqanet tjera, duke përfshirë edhe qendrat tregtare dhe sallonet e frizurave.
Shkollat, restorantet dhe hotelet do të qëndrojnë të mbyllura deri në mesin e majit, përcjell tutje albinfo.ch.
Provimi i maturës dhe ai i përfundimit të praktikës, nga ana tjetër, duhet të zhvillohet nën masat paraprake të sigurisë.
Ngjarjet, eventet dhe organizimet tjera nuk do të lejohen të mbahen deri në fund të majit.
Për rregullat e sezonit veror do të vendoset në fund të qershorit, njofton albinfo.ch.
Qeveria e sheh veten në rrugën drejt suksesit
Qeveria austriake e sheh veten në rrugën drejt suksesit në luftën e saj me koronavirusin. Kancelari Sebastian Kurz dhe zëvendës Kancelari Werner Kogler kërkuan në konferencën e tyre javore për shtyp të hënën, që popullsia të vazhdojë me kujdes në mënyrë që lehtësimi i planifikuar pas Pashkëve të mund të ndodhte. “Ju lutemi mbahuni të fortë, edhe nëse është e vështirë,” tha Kurz.
Por dikush mund të pyet se a mundet që sëmundja të përhapet përsëri. “Shpresoj që ne mund të vazhdojmë të jemi kaq të kujdesshëm dhe që së shpejti mund të themi se kemi kapërcyer sëmundjen, kemi parandaluar vdekjet dhe kemi bërë një rikthim ekonomik më të mirë se shumica e vendeve të tjera. Ekziston një shans që kjo të vazhdojë, por vetëm nëse vazhdojmë t’i zbatojmë rregullat së bashku “, tha Kurz, përcjell albinfo.ch.
Austria reagoi më shpejt se vendet tjera me zbatimin e rregullave kufizuese dhe ishte në gjendje të parandalonte gjërat e këqija. “Kjo na jep mundësinë për të dalë më shpejt nga kriza”. Por, kjo do të ishte e mundur vetëm nëse të gjithë do të vazhdojnë t’i zbatojnë masat, tha Kancelari, duke iu referuar “shifrave dramatike ndërkombëtare” me mbi 15,000 vdekje në Itali dhe mbi 12,000 vdekje në Spanjë.
Deri ditën e hënë në Austri kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 12.077 veta, të shëruar 3.463 raste, ndërsa të vdekur janë 220 persona. Në mesin e tyre dje për shkak të koronavirusit ka ndërruar jetë edhe një mjek i moshës 69 vjeçar.
E-Diaspora
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për partneritet të fuqishëm Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në forumin Ekonomik Zvicër-Kosovë 2024, ku ishte i ftuar...
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025 Bazeli verior i Zvicrës do të mbajë një referendum të dielën për milionat e kërkuara për...
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur