Lajme
10 mënyra për të larguar energjinë negative nga shtëpia
Ka 10 mënyra të shkëlqyera për ta ngritur me sukses pozitivitetin në shtëpinë tuaj, për të hequr negativitetin në këtë kohë pandemie dhe për ta lidhur veten me atë që dëshironi.
Ne të gjithë duam të shfaqim ëndrrat tona dhe në mënyrë ideale t’i shfaqim ato shpejt dhe me madhështi. Një gjë që ne përpiqemi të harrojmë është se nëse vibrimi ynë nuk përputhet me atë që po përpiqemi të shfaqim, thjesht nuk do të shfaqet. Kur ne po vibrojmë në një nivel të ulët, ne në mënyrë efektive shtyjmë dëshirat tona më larg. Kjo mund të jetë frustuese dhe mund të bëhet edhe një “bllokadë” e vazhdueshme.
Ka 10 mënyra të shkëlqyera për ta ngritur me sukses pozitivitetin në shtëpinë tuaj për të hequr negativitetin në këtë kohë pandemie dhe për ta lidhur veten me atë që dëshironi.
Bëni më shumë nga ato që doni
Kjo mund të duket e thjeshtë, por a jeni vërtet të lumtur çdo ditë?
Është e lehtë të thuhet se ne jemi ‘të lumtur’, por a jeni duke jetuar me ndershmëri një jetë autentike dhe duke i shërbyer qëllimit tuaj më të lartë? A ju sjell gëzim punën tuaj?
A keni nevojë për të marrë më shumë kohë nga puna për të bërë më shumë aktivitete që do të rrisin nivelin tuaj të lumturisë?
Duke bërë më shumë nga ato që ju pëlqen, jo do të jeni në përputhje me manifestimet tuaja, pra do ta vlerësoni jetën më shumë dhe do ta ngrini automatikisht dridhjen tuaj. Arsyeja pse bëheni të lumtur nga veprat është se ne bëjmë gjërat që na pëlqejnë dhe kështu përmbushim vetën
Jini mirënjohës
Përsëri, një pikë tjetër e dukshme dhe shumë e rëndësishme… A jeni sa duhet mirënjohës?
Fillojeni ditën tuaj me mirënjohje. Është gjithashtu një përforcues i menjëhershëm i dridhjeve kur ke një ditë të keqe ose ndien se nuk je në linjë me manifestimet e tua.
Tregohuni afirmativ
Deklarimet janë mënyra më e fuqishme për të manifestuar dhe krijuar realitetin tuaj. përdorni afirmimet për të rritur dridhjet e mia çdo ditë duke i përsëritur ato në pasqyrë. ‘Unë jam i fortë. Unë jam pa frikë. Unë jam i denjë dhe merituar nga dashuria.
Duke pohuar thënie të fuqishme dhe pozitive çdo ditë për veten, ju do të besoni më shumë, gjithashtu do të motivoni veten, do të tërhiqni dëshirat tuaja shumë më shpejt, si dhe do të rritni energjinë tuaj në nivele pozitive të reja.
Kristalet
Mbani kristale në shtëpi. Ka shumë zgjedhje nga ato që simbolizojnë emocionet, dashurinë, suksesin, paratë e të tjera. Është e rëndësishme që të pastroni kristalet tuaja të paktën një herë në muaj. Për pastrimin e tyre thjeshtë përdorni ujë dhe lërini të thahen.
Meditoni
Me meditim gjithashtu, mund të rritësh menjëherë vibrimet tuaja. Provoni të meditoni një herë në ditë nëse mundeni për rreth 15 minuta. Në këtë kohë përqendrohuni tek mirënjohja dhe do të hetoni menjëherë një përmbushje tek vetja. Kur marrim kohë nga oraret tona të zëna dhe lejojmë vetes kohë për të punuar në vetë-zhvillim, bëhet më e lehtë që të shpejt të kthehemi në një dridhje të lartë dhe të tërheqim manifestimet tona shumë më shpejt.
Llampat e kripës Himalayan
Jo vetëm që llampat e kripës “Himalayan: pastrojnë ajrin,por këto llamba sjellin përfitime të shumta shëndetësore, me këtë rast edhe shumë pozitivitet. Këto llampa gjithashtu zvogëlojnë simptomat e kollitjes dhe astmës që do të thotë se mund të sjellin përfitime për të gjithë familjen. Gjithashtu një llambë e tillë heq energjinë negative kur ndizet dhe neutralizon rrezatimin elektromagnetik që vjen nga telefonat mobil, televizionet, kompjuterët e të tjera.
Hidhni gjëra që ju kujtojnë negativitet nga e kaluara
Ne të gjithë jemi fajtorë që mbajmë gjëra nga e kaluara jonë e hidhur. Ato mund të jenë foto, objekte apo edhe emocione, është e rëndësishme të liroheni. Lirohuni nga të gjitha këto duke përdorur temjan.Nëse keni ndonjë objekt që nuk të sjell gëzim, largojeni atë ose e dhurojeni për bamirësi për të ndihmuar dikë tjetër.
Hapni dritaret, sillni bimë dhe ndizni qirinj për të mbushur energji pozitive
Është me të vërtetë e rëndësishme që të lini sa më shumë natyrën në shtëpinë tuaj. Shtëpia juaj momentalisht mund të jetë një vend që ju sjellë negativitet por me pak mund ju mund ta shndërroni shtëpinë tuaj në vendin më pozitiv në botë.Bëjëni këtë fillimisht duke hapur dritaret më shpesh dhe duke lënë ajrin e pastër të depërtoj në dhomën tuaj, blini lule shtëpiake që sjellin pozitivitet. Çdo ditë ndizni qirinj për të mbushur shtëpinë tuaj me energji pozitive si dhe digjni temjan që po ashtu ndihmon në vibrimet e juaja. Të bësh këto praktika të vogla çdo ditë do të thotë të futesh në një rutinë pozitive.
Pastroni gjithë atë rrëmujë
Ju duhet të keni vullnet për të mbajtur të pastër dhe në rend gjithmonë shtëpinë tuaj, jo vetëm në praverë. Mbajtja në rrëmujë në shtëpinë tuaj është thjesht toksike dhe do të rrënojë mendjen tuaj në kthim kah pozitiviteti. Bëni një përpjekje të veçantë për të pastruar sipërfaqet dhe për të lejuar më shumë dritë në shtëpinë tuaj, kjo mund të bëjë të gjitha ndryshimet dhe menjëherë do t’ju bëjë më të lehtë dhe më pozitiv.
Vendosni fotografi dhe gjëra që ju kujtojnë çaste të lumtura
Kush nuk ka dashuri duke parë fotot nga ato net të lumtura me miqtë tuaj apo udhëtimin tuaj të fundit jashtë vendit? Bëni një përpjekje të veçantë për t’i vënë këto kujtime të lumtura dhe pozitive në shtëpinë tuaj për t’ju çuar në çast dhe për të rritur vibrimin tuaj.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër