Lajme
Qeveria e Kosovës: Masat për kufizimin e lëvizjes, deri më 12 prill
Qeveria e Kosovës ka njoftuar të dielën se vendimi për ndalimin e qarkullimit të lirë të qytetarëve dhe automjeteve mbetet në fuqi deri më datën 12 prill.
Ky vendim vjen pas mbledhjes së qeverisë, ku janë shqyrtuar masat për parandalimin e përhapjes së sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi.
Pasi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte kërkuar interpretim të Gjykatës Kushtetuese lidhur me këtë vendim, kjo e fundit ka thënë se vendimi i 23 marsit i Qeverisë së Kosovës për të kufizuar lëvizjen e lirë të qytetarëve nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe të njëjtin e ka shpallur të pavlefshëm.
Sipas Gjykatës, vendimi i ri hyn në fuqi nga 13 prilli.
Deri më tani në Kosovë është raportuar për 140 persona të infektuar dhe një të vdekur si pasojë e koronavirusit.
Me qëllim të parandalimit të përhapjes së kësaj sëmundjeje, autoritetet në Kosovës kanë shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Për këto propozime votojnë të dielën zviceranët Votimi i fundit i vitit është caktuar për të dielën në Zvicër. Katër propozime janë në...
-
Banorëve të Brienz u propozohet të zhvendos në Tiefencastel
-
Zvicra mbështet Maqedoninë e Veriut me tre milionë franga për menaxhimin e mbetjeve të ngurta
-
Reshjet e borës bllokuan disa qytete të mëdha, kjo është situata
-
Zvicër: Si pasojë e borës, transporti publik ka ndërprerje në shumë qytete