Kosova
BONEVET ka nevojë për ndihmë për prodhimin e maskave mbrojtëse
Atyre u duhen disa materiale për të prodhuar sa më shumë maska mbrojtëse.

BONEVET Prishtina, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar përkrahësit se tashmë kanë filluar prodhimin e maskava mbrojtëse, por se kanë nevojë për ndihmë në materiale të posaçme, shkruan albinfo.ch.
Ky është njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë, e përkrahës të BONEVET-it,
Siç edhe mund të jeni informuar, BONEVET Gjakova, BONEVET Prishtina dhe BONEVET Kaçaniku kanë filluar me prodhimin e maskave mbrojtëse të fytyrës, për stafin e institucioneve shëndetësore në gjithë Kosovën. E gjitha kjo, falë 3D printerëve që i kemi në dispozicion. Por, që kapaciteti ynë prodhues të jetë edhe më i madh, në kërkojmë që kushdo që ka printer 3D, organizata, institucione, apo individë, të na i huazojnë printerët, apo të na bashkohen në prodhim.
Gjithashtu, na duhen edhe materiale (sikur në foto) të cilat po kemi vështirësi t’i gjejmë:
• Filament
• Llastëk
• Letër plastike
• Izolator i butë dritaresh
• Kuti kartoni (për bartjen e maskave)
E vlerësojmë çdo kontribut tuajin, në mënyrë që të mund të prodhojmë sa më shumë maska të tilla.
Ju falënderojmë paraprakisht.
E-Diaspora
-
Dërgesat e parave nga diaspora, në fokus të numrit të ri të albinfo.ch Me gjithë ndërrimin e gjeneratave të diasporës dhe të interesave të tyre, një gjë duket se...
-
Ja përse Armendi braktisi pagën 21.000 frangëshe dhe “ra” në 1540 sfr. në muaj
-
Arrestohet edhe nëna e autorit që vrau 22 vjeçaren shqiptare në Itali
-
Ramë Dardania me ekspozitë në Galerinë MOSHEK
-
Revista prestigjioze për astronomi shkruan për Observatorin dhe Planetariumin e parë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Dërgesat e parave nga diaspora, në fokus të numrit të ri të albinfo.ch Me gjithë ndërrimin e gjeneratave të diasporës dhe të interesave të tyre, një gjë duket se...
-
Qiramarrësit në Zvicër nuk do të kenë të drejtë stacione karikimi të makinave elektrike
-
Më pak vizitorë në kasollet malore të Zvicrës
-
Zvicër: Shqetësimet për sigurinë e kujdesit ndaj fëmijëve
-
Një në gjashtë ndërtesa banimi në Zvicër e ekspozuar ndaj rreziqeve natyrore