Lajme
BQK-ja paralajmëron rënie ekonomike
Ekonomia e vendit do të pësojë rënie si pasojë e pandemisë.
Banka Qendrore, mes tjerash, parasheh edhe ulje të remitencave, që përbëjnë 10% të GDP-së së Kosovës.
Mirëpo, sipas guvernatorit, gjendja për momentin është stabile për shkak të menaxhimit që po bëhet.
Mehmeti, në një konferencë për media, tha se bankat po vazhdojnë të kenë likuiditet, raportojnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Tutje, ai ka shtuar se ka furnizim me para të gatshme.
Sipas Mehmetit, edhe dezinfektimi i parave ka filluar.
Banka Qendrore, në fillimin e përhapjes së koronavirusit në Kosovë ka marrë vendim që të shtyhet pagesa e kësteve të kredisë pa interes ndëshkues.
Guvernatori i BQK-së ka sqaruar se bankave u lejohet që klientëve t’ua faturojnë interesin e këstit për muajt e shtyrë.
Banka Qendrore e Kosovës ka kërkuar që qytetarët t’i evitojnë pagesat me kesh, për të parandaluar rrezikun e përhapjes së COVID-19.
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave