Lajme
Zvicra dyfishon kreditë për kompanitë e vendit: edhe 20 miliardë të tjerë
Për të ndihmuar kompanitë e prekura nga epidemia janë zotuar edhe 20 miliardë franga të tjera. Tani është arritur shuma e përgjithshme prej 40 miliardë frangave

Këshilli Federal dyfishon vëllimin e garancisë së kredive për tejkalimin epidemisë së Covid-it. Kështu tani për të ndihmuar kompanitë e prekura nga epidemia janë zotuar edhe 20 miliardë franga të tjera, shkruan srf.ch. Me këtë dyfishim është arritur shuma e përgjithshme prej 40 miliardë frangave, e paraparë për këtë destinim.
Qeveria e ka justifikuar këtë shtim në parlament me kërkesën e lartë për mbështetje që mbretëron te kompanitë vendore.
Qeveria federale siguron me këtë rast që të gjithë të punësuarit do të marrin të ardhurat e tyre të garantuara, transmeton albinfo.ch. Por, përveç kësaj, ka dhe kredi për kompanitë, ka thënë para mediave në Bernë Ministri i Financave, Ueli Maurer. Kjo do të duhej të mjaftonte si ndihmë urgjente për ekonominë, ka theksuar ai.
“Ekonomia gjithashtu ka përgjegjësinë e saj, sepse shteti nuk është sigurim gjithëpërfshirës (vollkasko)”, ka vazhduar Maurer. Por është shumë e mundshme që gjërat me kohë të korrigjohen, ka shtuar ai.
“Për momentin, natyrisht, dëshirat janë të mëdha”, ka thënë ministri Maurer. Sipas tij, në çdo katër sekonda po miratohet nga një kredi… “Por unë gjithashtu besoj në forcën e ekonomisë se ajo mund të zgjidhë disa prej këtyre problemeve vetvetiu”, përcjell albinfo.ch. Sidoqoftë, efektet e plota të recesionit global ende nuk mund të vlerësohen.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Njihuni me familjen që la Zvicrën për të jetuar në Kosovë Familja kosovare që u kthye në Kosovë pas disa vitesh qëndrimi në Gjenevë...
-
Kur e qeshura bëhet atdhe – “Luli & Goni Lemes”, me premierë në Zvicër
-
Policia austriake zbulon shkelje të shumta në furrat e bukës me pronarë nga Ballkani
-
Pjesë e orës së mësimit për nxënësit shqiptarë në Romë u bë edhe Çiftelia
-
Vrau 39-vjeçarin shqiptar me thikë në Itali, lirohet i mituri
Jeta në Zvicër
-
Lista e aeroporteve më të mira në planet për vitin 2025, ja kush kryeson 20 aeroportet më të mira në botë ...
-
Uji i pijshëm rreth EuroAeroportit, i ndotur dhe i kontaminuar
-
Rreth 23 milionë lepurushë çokollate të prodhuar në Zvicër për Pashkë
-
Çfarë mbulon sigurimi shëndetësor në Zvicër për kujdesin ndaj shëndetit mendor?
-
Rregullimi i platformave online në Zvicër shtyhet sërish – kritika për vonesën